Grabitësit lidhin çiftin e të moshuarve dhe i plaçkisin banesën në Vermosh! Gruaja rrëfen tmerrin: Hynë brenda me automatikë, na morën 30 mijë euro dhe makinën

SHKODËR- Nën kërcënimin e automatikut, dy të moshuar në Vermosh të Malësisë së Madhe dhunuan dhe u grabitën gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes nga persona ende të paidentifikuar nga autoritetet.

Dy persona të maskuar hynë në shtëpinë e Tom Tinajt, lidhën burrë e grua dhe grabitën një shumë të konsiderueshme parash e sende me vlerë. Pasi u larguan, grabitësit u morën edhe automjetin e tyre. Mri Tinaj tregon tmerrin e përjetuar, ndërsa agresorët e qëlluan me mjete të forta.

‘Kanë ardhur dy persona të maskuar dhe me automatikë në duar. Kanë lidhur burrin të parin, por me pas më rrahën dhe me lidhën edhe mua. Ne kemi pasur goxha para sepse ka marrë burri kursimet e pensionit, lekët që na kanë sjellë djemtë plus edhe kemi punuar duke shitur prodhimet tona. Pasi kanë marrë paratë dhe sendet e argjendta janë larguar.’- u shpreh ajo.

Mri Tinaj është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës për shkak të plagëve të marra në trup si pasojë e goditjeve me sende të forta.

‘Kemi qëndruar për rreth një orë e gjysëm të lidhur dhe unë kam ecur duke u zvarritur deri sa kam shkuar në kuzhinë. Aty kam marrë një thike dhe jam liruar. Kam njoftuar komshinjtë dhe me pas edhe policinë.’- tha Tinaj.

Shuma e grabitur mendohet të shkojë deri në 30 mijë euro. Por me makinën që i vodhën të moshuarave nuk u eci. Pas grabitjes, autorët humbën kontrollin, duke u përplasur me një kodër. Lanë makinën e familjes Tinaj, ecën në këmbë rreth 1 km dhe në fshatin Selcë grabitën një tjetër automjet në pronësi të Juli Hysajt.

Të favorizuar nga errësira dhe zona malore e cila është në kufi me Malin e Zi, dyshohet se dy grabitësit janë larguar drejt vendit fqinj, ndërsa braktisën edhe makinën e dytë. Në të u gjet një levë, me të cilën dyshohet se autorët hapën derën e banesës së çiftit Tinaj.

 

Makina me të cilën udhëtonin cifti i grabitur

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:44
U grabitën makinën luksoze çiftit të të moshuarve në Vermosh dhe u përplasën me një kodër, dalin pamje nga aksidenti i dy hajdutëve

1654173530_page.jpg

Dy grabitësit të cilët u vodhën makinën çiftit Tinaj në Vermosh, pasi u larguan humbën kontrollin e mjetit dhe u përplasën me një kodër. Report Tv ka siguruar fotot nga aksidenti i grabitësve, të cilët braktisën makinën dhe u larguan. Por nuk u mjaftuan me kaq, pasi ecën 1 km dhe në fshatin Selcë grabitën një tjetër automjet në pronësi të Juli Hysajt. Të favorizuar nga errësira dhe zona malore e cila është në kufi me Malin e Zi, dyshohet se dy grabitësit janë larguar drejt vendit fqinj, ndërsa braktisën edhe makinën e dytë. Në të u gjet një levë, me të cilën dyshohet se autorët hapën derën e banesës së çiftit Tinaj.

Ora 12:03
Me plagë në duar e sy, flet gruaja që u grabit në Vermosh: Hynë brenda me automatikë dhe na lidhën

 

Me plagë në duar e në sy, Mri Tinaj tregon momentet e tmerrit të përjetuara pas mesnatës, pasi dy grabitës ju futën ne banesë dhe u vodhën para e sende me vlerë. Ajo thekson se autorët kanë hyrë brenda me automatikë, duke lidhur e dhunuar më parë burrin, dhe pastaj edhe atë.

‘Më thanë ku i keni paratë. Ne i thamë që nuk kemi, por ata na dhunuan dhe pastaj i treguam. Kanë marrë paratë dhe më pas janë larguar duke na lanë të lidhur. Unë jam dëmtuar më shumë ndaj edhe kam ardhur në spital. Kemi qëndruar për rreth një orë e gjysëm të lidhur dhe unë kam ecur duke u zvarritur deri sa kam shkuar në kuzhinë. Aty kam marrë një thike dhe jam liruar. Kam njoftuar komshinjtë dhe me pas edhe policinë. Policia duke ardhur rrugës ka hasur me automjetin e aksidentuar që na kanë marrë autorët nga oborri i shtëpisë. Ne kemi pasur goxha para sepse ka marrë burri kursimet e pensionit, lekët që na kanë sjellë djemtë plus edhe kemi punuar duke shitur prodhimet tona. Pasi kanë marrë paratë dhe sendet e argjendta janë larguar”, shprehet gruaja e traumatizuar nga ngjarja.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vk2.0: 03/06/2022 16:03

    Per 30 mij euro e kan fut vedin ne rrumuj. Me te rrah nanen e baben sta fal kush. Kan per te perfundu keq ita si è kan ba ikyt. Ne shpini fal ed rams te vrasin me 20 mij euro

    Përgjigju
  • Iris: 03/06/2022 01:23

    Per nga Mali i Zi e mbajten vrapin,por dyshoj se jane lokale qe ju njohin mire,ose njohin djemte tuaj.ADN,gjurmet e gishtave dhe ndonje identikit i krijuar nga pershkrimi qe mund te japin viktimat e kesaj ngjarjeje mund te ndihmojne ne kapjen e tyre.

    Përgjigju
  • Toni: 02/06/2022 15:19

    Gjynah per te moshuarit por si i mbajne 30 k euro ne shtepi??? Do blejne domate me 30 k euro? Leket mbahen ne banke, ne shtepi mban aq sa per shpenzimet mujore.

    Përgjigju
    • Vk2.0: 03/06/2022 16:01

      E paskan pas kta fajin si paskan majt lek ne shpi. Ca shkrun?

  • Tmerr: 02/06/2022 13:07

    Si more i keni lan te lidhun me dek per gazep ! Uroj te kapeni sa ma shpejt dhe te hyj ne fuqi ligji i kanunit . Femit te amerik te kontaktojn me do " nuredin dumana" shkodran edhe shikone bukur ku do perfundoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?