TIRANE- Lidhja Demokratike e Gruas ka zhvilluar në këtë 8 mars një protestë përpara kryeministrisë. Me pankarta në duar gratë kanë akuzuar qeverinë Rama për mosmbajtjen e premtimeve dhe spastrimit politik në administratë. Deputetja demokrate Albana Vokshi e cila i është bashkuar protestës, ka paralajmëruar se nëse situata e krijuar nga kryeministri Rama nuk ndryshon, protestat e grave do të vijojnë.
“8 marsi i sotëm, do të shënohet si një histori e trishtë për të drejtat e grave në Shqipëri. I siguroj kryeministrit se ne gratë dhe vajzat e Shqipërisë do të jemi çdo ditë në këmbë për të mbrojtur vlerat e vërteta të jetës. Ne, gratë shqiptare, do të refuzojmë të bëhemi fasadë koloresh, në ndërtesën gri të stisur nepotike. Kjo ditë e shënuar, për gratë dhe vajzat shqiptare do të shënojë fillimin e pranverës së protestave për të drejtave të njeriut, për sigurinë e jetës, pronës dhe për të drejtën për të punuar me dinjitet”, tha Vokshi.
Në ketë protestë morën pjesë jo vetëm ish-punonjës të administratës që protestonin për largimin e tyre nga puna por edhe deputete të tjera të partisë demokratike si Majlinda Bregu, Jorida Tabaku, e Liljana Elmazi.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com