KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar hetime nga institucionet e Kosovës pasi sipas tij disa anëtarë të Lëvizjes VetëvendosjeTiranë kanë tendenca kundër Republikës së Kosovës dhe aleatëve të vendit. Kjo akuzë është artikuluar nga kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku i cili thotë se Dejona Mihali, Hysamedin Feraj e Elvis Hoxha, kanë bërë fushatë kundër aleatëve të vendit.

“Si është e mundur, që sot të më duhet të mbroj trupat e KFOR-it në Kosovë, që janë trupa në anën e Kosovës dhe popullit të saj, si mund me kaq lehtësi të sulmojmë publikisht sjelljen e aleatëve tanë kryesorë. Është e papranueshme, s’e pranon as LDK as qytetarët e Kosovës. Kanë nisur të sulmojnë edhe ndërmjetësuesit amerikanë në vazhdimësi, e kuptoj që s’u ka pëlqyer administrata Trump, çfarë problemi kanë me administratën Biden.” – tha ai.

Abdixhiku madje, ka shtuar se për këtë ka mjaftueshëm prova.

“Ata kanë rol qeveritar. Unë kam kërkuar edhe nga institucionet e sigurisë të merren me këtë çështje, institucionet e pavarura të sigurisë. Çdo vendim i tyre është kundër institucioneve të sigurisë. Jemi në një moment kritik, historik për vendin, duhet të ecim me aleatët tanë. Kosova duhet të jetë në Uashington të kërkojë ndihmë për situatën në veri. “Unë kërkoj publikisht institucionet këtë punë kanë, një grup politik me vendimmarrje që vazhdimisht atakon Kushtetutën, orionetimet e Kosovës përfshirë NATO-në, është material i mjaftueshëm. Duhet të ngrisim zërin kundër çfarëdo tendence që e kthen Kosovën kundër diskursit euroatlantik që e ka.” – shtoi kryetari i LDK-së.

Ky reagim vjen në një kohë kur në veri të Kosovës situata është e tensionuar dhe prej më shumë se 18 ditësh janë kanë vendosur barrikada në kufij.