Lidhja e ngushtë e Sali Berishës me njeriun e afërt të Milorad Dodik dhe mik të Putinit
Sali Berisha dhe Obrad Kesiç
Sali Berisha ka marrëdhënie të ngushtë me Obrad Kesiç, njeriun e afërt të kreut të Republika Srbska-s, Milorad Dodik, i cili e ka emëruar dhe përfaqësues zyrtar të tijin në SHBA, për të lobuar pro politikave të tij.
Dodik, i ndëshkuar pak kohë më parë nga Qeveria e SHBA për pengim të paqes në Bosnjë, ka caktuar Kesiç si njeriu që do të lobojë në Uashington, e sipas gazetës së njohur boshnjake Sarajevo Times, janë harxhuar miliona euro për lobime.
Kesiç, një përkrahës i Vladimir Putinit, ka vizituar Tiranën, ku ka takuar Sali Berishën së bashku me Bob MCEwen, një ish kongresmen republican nga Ohio, një shtet ku lobi serb në SHBA ka qenë gjithmonë i fortë.
Njeriu i Dodik, ka postuar në faqen e tij një foto me Sali Berishën, ku shkruan: “Me mikun tonë prej shumë vitesh, ish-presidentin e Shqipërisë dhe kryetar i PD-së, Sali Berisha”. Vetë Berisha, që nuk lë gjë pa publikuar në faqen e tij nuk ka asnjë informacion në lidhje me takimin që ka zhvilluar në Tiranë me njeriun dhe përfaqësuesin e Milorad Dodikut.
Siç bën të ditur Sarajevo Times, mbi 11 milionë dollar janë shpenzuar nga Dodik për lobime në SHBA që të ndalonte ndëshkimin e tij si një person në Listën e Zezë të qeverisë Amerikane. Një muaj më parë, Departamenti i Thesarit vendosi të shpallë Non grata Dodik, siç një vit më parë Departamenti i Shtetit kishte shpallur Sali Berishën./ TemA
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9692
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Stuhi e fuqishme dimërore në jug e lindje të SHBA
11 Janar, 22:37
-
Danimarka i dërgon mesazh privat mbi Grenlandën ekipit të zotit Trump
11 Janar, 17:21
-
Zjarret në Los Anxhelos, Paris Hilton dhuron 100 mijë dollarë për të prekurit
11 Janar, 16:44
-
Biden dhe Trump përpjekje për armëpushim në Gazë para 20 janarit
11 Janar, 16:36
-
Nga varrimi i Carter! Një imazh i veçantë, 5 presidentë, 379 vjet histori
11 Janar, 16:04
-
Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?
11 Janar, 15:42
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë
11 Janar, 15:04
-
SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, Berisha sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’
11 Janar, 14:54
-
Abuzoi me mamanë e saj për më shumë se një dekadë, vajza e Dominique Pelicot: Babai im duhet të vdesë në burg
11 Janar, 14:29
-
Tjetër kallëzim në SPAK për Berishën, avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg
11 Janar, 14:11
-
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë
11 Janar, 13:28