Protesta e njëmbëdhjetë që po mbahet ditën e sotme në Tiranë, kundër investimit në Zvërnec, përkon me 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe kjo nuk mund të kalonte pa u vënë në dukje nga protestuesit.

Ky përvjetor është kujtuar nga protestuesit në forma të ndryshme, ku më origjinalja është hedhja e firmave të qytetarëve në një pankartë të madhe ku shkruhet ‘lidhja është gjallë’.

Në këtë formë, protestuesit krahasojnë lidhjen e Prizrenit të vitit 1878 me protestat e vitit 2026.


Lajmi kryesor:

‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet 'Berisha n'burg'! Qytetarët: Ikni (VIDEO)