Për të 11-ën ditë radhazi, protestuesit janë mbledhur përpara kryeministrisë, tashmë jo vetëm me thirrje drejtuar qeverisë për të anuluar projektin në Zvërnec, por edhe me të tjera pakënaqësi deri te kërkesa për dorëheqje e Edi Ramës dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.
Kjo e sotmja, është thirrur si protestë mbarëkombëtare, ndërsa një protestues bëri thirrje për ngritjen e një Kuvendi Kombëtar.
"Për të shpëtuar protestën nga ata që tentojnë ta kapin. Nismëtarët të shpallen dhe të ngrihet një kuvend kombëtar. Protesta s’mund të vazhdojë pa fund në ngjitje. Në për të sjellë Shqipërinë e re, duhet të ndërtojmë një sistem të ri. Të thërrasim një kuvend kombëtar", tha një protestues.
Është Luçiana Kokaj, banore e Rrjollit që në protestë po menaxhon fjalimet.
Ish-truproja e Berishës, Sali Lushaj dhe i biri Stresi mes turmës
Lajmi në përditësim...
Një nga folësit në tubimin e zhvilluar para Kryeministrisë ishte edhe ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj, i cili akuzoi qeverinë për presion ndaj protestuesve Ai pretendoi gjithashtu se policia kishte shkuar në banesën e tij në Roskovec pas deklaratave të bëra një ditë më parë gjatë tubimit.
“Qeveria kriminale e Edi Ramës me skllevërit e tij modernë patronazhistë dhe institucionalë, kanë filluar presionin e të gjithë pjesëtarëve që deklarohen kundër kësaj qeverie kriminale dhe këtij sistemi të kalbur 35 v jeçar. Është kjo qeveri që para ca vitesh, ka arrestuar vëllain tim për shkak të kundërshtimit tim ndaj kësaj qeverie. Sot kanë shkuar në mëngjes në shtëpinë time në Roskovec, vetëm sepse dje unë e krahasova me Çausheskun. Ai është një Çaushesk dhe nëse vazhdon të kërcënojë popullin do të marrë përgjigjen. Ai bën pazare me trojet e atdheut sikur ta kishte çifligun e Kristaqit. Kërcënimet që qeveria bën përmes patronazhistëve dhe skllevërve, na bëjnë më të fortë e më të qëndrueshëm. Jemi të gatshëm të sakrifikohemi deri në fund për t’i dhënë fund fashizmit të kësaj qeverie që urtësinë e këtij populli punëtor e morën për dobësi" tha Zotaj.
Pankartat në protestën në Tiranë kanë një vëmendje të veçantë. Qytetarët janë treguar mjaft kreativë duke gjetur një mënyrë sa ironike aq dhe humoristike për të shpalosur pakënaqësitë ndaj qeverisë apo eksponentëve që dominojnë skenën politike në Shqipëri.

Një qytetar nga Dukati i Vlorës propozoi që organizatorët e protestës të dalin hapur me qëllim për të mbrojtur kauzën nga ato që kanë për qëllim të përfitojnë për interesa personalë. Ndër të tjera ai bëri thirrje për mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar.
“Gjatë këtyre ditëve kaq të zjarrta, kemi pasur debate si popull si aktivistë dhe nga ka qenë që nismëtarët protestës atë dali na mos të dalin se mërzitet populli. Për të shpëtuar protestën nga ata që tentojnë ta kapin. Nismëtarët të shpallen dhe të ngrihet një kuvend kombëtar. Protesta s’mund të vazhdojë pa fund në ngjitje. Në për të sjellë Shqipërinë e re, duhet të ndërtojmë një sistem të ri. Të thërrasim një kuvend kombëtar. Të bashkohemi në një tryezë dhe të rrëzojmë këtë sistem të kalbur. Të mos e zvogëlojmë protestën, varet fati jonë e fëmijëve tanë nga kjo protestë”, tha qytetari.
Një vajzë në protestë ka marrë në dorë një kanaçe të emëruar “Ramingo ik”. Me këtë pije, e reja ka zgjedhur të ironizojë kryeministrin Edi Rama dhe komentet e tij për influenceret që kanë reaguar pro protestave dhe kundër zhvillimit të Zvërnecit.
“Kjo është pija më e re që ne influenceret kemi marrë për të reklamuar dhe quhet ‘Ramingo ik”.
Rama në daljet e tij publike tha se influencerët që kanë dalë në mbështetje të protestës, akuzojnë shtetin për korrupsion, ndërsa vetë ata nuk paguajnë asnjë taksë.
Kjo pije e re e sjellë sot në protestë, është një tjetër formë sesi qytetarët po i kërkojnë Ramës të largohet nga drejtimi i qeverisë.
Komente










Shko bej nje pune per vehte dhe familjen ,apo ste le silikoni,Pa pijet piji si te duash,
PërgjigjuBoll ore anti-shqiptare protestuat kunder vendit tuaj. Banoret e Zvernecit po luten per investimin e ju legena qe nuk keni fare lidhje as me ambientalizmin e as me patriotizmin protestoni.
Përgjigju