Lidhje me mafian calabreze, fituesi i “Kupës së botës 2006” dënohet me burg

Lidhje me mafian calabreze, fituesi i “Kupës së botës 2006” dënohet me burg

Ish-sulmuesi i Juventusit Vincenzo Iaquinta

Vincenzo Iaquinta, u padit për armbatje pa leje pasi iu gjetën dy pistoleta dhe 126 fishekë. Iakuinta akuzohet se armët i mbante për të ndihmuar grupe kriminale si Ndrangheta. Ish-futbollisti ka deklaruar se armët i kishte blerë pasi “kishte pasion qitjen dhe se gjuante në poligon”. Iaquinta ia kishte dorëzuar armët të atit pa vënë dijeni e policinë. Babai i futbollistit, Giuseppe akuzohet për lidhje me njerëz qe kanë lidhje me Ndranghetën.

Sot ish-futbollisti u dënua me dy vjet burg ndërsa babai i tij Giuseppe u dënua me 19 vite burg. Sipas ligjit italian, Iaquinta nuk do të shpallet fajtor derisa të mos ketë më mundësi për të apeluar vendimin pasi ai nuk do të burgoset për një dënim të vogël. Babai i Iaquintas, Giuseppe ka të ngjarë të mbahet në arrest ose të paktën nën arrest shtëpiak pasi akuzohet për vepra më të rënda kriminale dhe lidhje me mafian shprehen mediat italiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë