Sulmi në Top Channel/ Kush ishte Pal Kola, 60-vjeçari që punonte roje natën për bukën e gojës! Në tokë u gjet një 5 lekësh që i ra nga xhepi teksa mori plumbin vdekjeprurës

TIRANË- Plumbat e kallashnikovit në drejtim të godinës së Top Channel, vranë Pal Kolën, 60-vjeçarin i cili banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira. Fati nuk u tregua i drejtë me Kolën, i cili për të shkuar në punën e tij ku punonte si roje, i duhej që çdo ditë të bënte në këmbë kilometra të tërë, pasi banesën e kishte larg nga rruga kryesore. Varfëria ekstreme e Pal Kolës, u dëshmua edhe mbrëmjen e djeshme, ku pasi vdiq e vetmja monedhë që i ra të ndjerit në tokë ishin vetëm 5 lekë.

Gazetarja e Report Tv, Ledina Jakimi ka shkuar pranë banesës së Pal Kolës, për të mësuar më shumë nga familjarët e tij, për cilët dhimbja është shumë e madhe por edhe e freskët. Për këtë arsye nuk u prononcuan.

Por nga çfarë përflitet për të ndjerin, thuhet se ai kishte nisur pune prej 6-muajsh në Top Channel. Çdo natë ai nisej nga Sharra duke ecur për kilometra të tërë deri sa të mbërrinte në punën ku gjeti vdekjen. Ai përballej gjithnjë me sfidën për të siguruar bukën e gojës për dy vajzat dhe djalin e tij madje sakrifikonte aq shumë sa punonte edhe për festat.

Sipas fqinjëve, viktima ishte njeri shumë i qetë dhe nuk krijonte konflikte. Djali i tij jeton në Itali, ku kishte ikur për të punuar dhe për të siguruar një jetë më të mirë. Të tre fëmijët të pa martuar. Njëra nga vajzat e divorcuar dhe ka një djalë. Pal Kola ishte me origjinë nga Puka dhe jetonte në Sharrë prej 25 vitesh.  

Kujtojmë se breshëritë e kallashnikovit janë regjistruar në mesnatë drejt godinës së Top Channel në Mëzes, afër shtëpisë së Big Brother. Të shtënat me armë i morën jetën rojës së godinës së televizionit, Pal Kola, 60 vjeç. Pas sulmit, është gjetur një mjet i djegur në Golem që kishte në brendësi dy kallashnikovë, dyshohet se aktin e kanë kryer të paktën 3 autorë të cilët janë në kërkim. Krerët e shtetit dhe politikës, gjithashtu edhe organizatat ndërkombëtare që operojnë si vende partnere në Shqipëri kanë shprehur ngushëllimet dhe kanë dënuar aktin.

Ende nuk dihet me çfarë motivi autorët qëlluan pa mëshirë me kallashnikov duke e lënë të vdekur në vend punonjësin e sigurisë. Grupi hetimor është fokusuar në dy pista, një prej tyre mund të jetë një mesazh për pronarët e Top Channel, ndërsa një tjetër pistë është edhe një mesazh kundër produksionit të Big Brother. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:07
Sulmi me armë drejt Top Channel, del FOTO e rojes Pal Kola! Ishte duke u ngrohur kur u qëllua me plumb

1679921893_palkola.jpg

Report Tv ka siguruar fotografinë e 60-vjeçarit Pal Kola, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme kur godina e Top Channel u sulmua me breshëri kallashnikovi. Ai ishte duke u ngrohur në kabinë kur autorët qëlluan me armë.

Ora 12:01
VIDEO/Vrasja e Pal Kolës nga sulmi në Top Channel, fqinji: Ishte njeri i mirë dhe i pafajshëm! Na vjen shumë keq

 

Fqinji i Pal Kolës, viktimës që mbeti i vrarë nga sulmi në Top Channel rrëfen tronditjen pas lajmit tragjik. Ai u shpreh se Kola ishte njeri i mirë, në punën e tij dhe i pafajshëm.

‘Na vjen keq se e kam komshi, kam 15 vite që rri në këtë lagje. Ishte njeri i mirë, hallexhi. Po hallexhinj jemi të gjithë. Njeri i mirë, s’ka pasur probleme. Ishte i pafajshëm.’- thotë fqinji.

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 28/03/2023 04:30

    Shpresojme qe pronaret pa shpirt të TCH, t’i japin nje ndihme kesaj familje te varfer!

    Përgjigju
  • Miku: 27/03/2023 14:16

    Ngushellime per kete dhimbje te madhe. Sikur te organizohej nje GoFundMe per familjen e varfer ose TOP ta ndihmoje se duken ne pike te hallit.

    Përgjigju
  • Shkodra: 27/03/2023 13:49

    Zoti u dhashte Force familjareve te vet e kjofte i parajses.

    Përgjigju
  • Arifi: 27/03/2023 13:10

    Do ju zen hakat e popullit o milet

    Përgjigju
    • arturi: 27/03/2023 16:21

      Koment komplet injorant, a keni ndergjegje more njerez pse ky i shkreti i ka pas fajet ? Qe po punonte per copen e bukes

  • Erik: 27/03/2023 11:35

    Ngushellime familjes, te prehet ne paqe. Behuni te forte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025