Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë në Parlament me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari.
Sipas kërkesës, PD do t’i kërkojë llogari Lamallarit për atë që ata e cilësojnë si ndikim i krimit në Policinë e Shtetit dhe struktura të tjera të sigurisë.
Po ashtu, PD kërkon shpjegime nga Lamallari edhe për procedurat e emërimit dhe promovimit në radhët e 'Bluve', si dhe për masat e marra për garantimin e integritetit dhe profesionalizmit të forcave të rendit.
Kujtojmë se gjatë gjithë këtyre viteve në opozitë, PD ka pasur pakënaqësi të shumtë me mënyrën e drejtimit të Policisë së Shtetit, duke hedhur akuza të herëpashershme për inkriminimin e saj.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Lajm në përditësim...
Komente












Po sigurisht qe krimi do te depertoje.Po te shikosh pikezimin per zgjedhjen e kryepolicit ku 50 pike i japin per organizim e drejtim,kurse integritetit e moralit vetem 10 pike e profesionalizmit 30 pike.Une dua qe drejtuesit e policise te kene pikezimin maksimal(50 pike) per integritet e profesionalizem,jo per te qene drejtues burokrat e i njejti pikezim te jete dhe per vartesit nga zev/drejtoret e deri te polici me i thjeshte.Keta i japin piket maksimale aftesive burokratike,jo integritetit e profesionalizmit e pastaj ankohen pse ka depertuar krimi ne polici!
PërgjigjuA ka kriminel më të madh se Sali non grata dhe Mul maloku...
Përgjigju