TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Cannon.
Cannon i uroi Bashës zgjedhjen si kryetar i Partisë Demokratike dhe i ka dorëzuar mesazhin e urimit të Ministrit për Europën, David Lidington, në të cilin theksohen edhe dy këshilla të rëndësishme:
"Opozita parlamentare mund të luajë një rol kyç në një demokraci moderne, në njërën anë duke e mbajtur qeverinë nën përgjegjësi dhe duke ofruar alternativa dhe nga ana tjetër duke punuar për një konsensus konstruktiv, aty ku është interesi kombëtar".
Këto fjalë ai i ka theksuar pasi e ka përgëzuar Bashën si lider i Partisë Demokratike dhe ka shprehur kënaqësinë, që pati mundësi ta takonte në darkën e organizuar në Guildhall në maj, pasi Basha kishte marrë titullin “Qytetar i Lirë” i Londrës.
Lidington ka theksuar se "marrja e lidershipit në këtë moment historik për partinë dhe vendin tuaj është nder, por gjithashtu edhe një sfidë".
"Do pres me kënaqësi bashkëpunimin tonë në të ardhmen, për të bërë Shqipërinë akoma edhe me shumë, një pjesë të familjes evropiane dhe aleancës euro-atlantike”, përfundon mesazhi.
Gjatë takimit mes kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe ambasadorit britanik, Nicholas Cannon u diskutua për zgjedhjet e 23 qershorit, procesit te antarësimit të Shqipërisë në BE dhe përgatitjet e PD për një opozitë të forte e konstruktive në shërbim të interesit publik.

(Në foto: Nga takimi Basha-Cannon).
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com