/ATSH-AFP/ - Ministri Izraelit i Punëve të Jashtme, ultra nacionalist, Avigdor Lieberman, sugjeron që Izraeli të ofrojë nxitje financiare ndaj qytetarëve arbo-izraelitë që ata të largohen nga vendi dhe të shkojnë në shtetin e ardhshëm palestinez, sipas një dokumenti të publikuar nga partia e tij dje.
"Arabo-izraelitët që vendosin të marrin identitetin palestinez mund të lenë qytetarinë e tyre izraelite dhe të bëhen qytetarë të shtetit të ardhshëm palestinez", shpjegon Lieberman në një dokument të partisë së tij, "Israel Beitenou".
"Shteti i Izraelit madje duhet t'i ikurajojë me një sistem financiar nxitës", shtoi ai.
Teksti i partisë ultra nacionaliste thekson gjithashtu se "marrëveshjet e paqes mund të zgjasin vetëm nëse negociatat bazohen mbi shkëmbimin e popullsisë arabo-izraelite kundrejt territoreve".
Lieberman është prej shumë kohësh përkrahës i këtij parmi për të garantuar një ndarje maksimale mes hebrenjve dhe arabëve në Izrael.
Ai është pro heqjes së kombësisë ndaj arabëve izraleitë që nuk janë mjaftueshëm besnik ndaj shtetit hebre. Muajin e kaluar, i kërkoi deputetëve arabë të parlamentit izraelit që të largohen nga sistemi politik izraleit.
Rreth 1,7 milionë janë arabët izraelitë që janë pasardhës të palestinezëve që kanë qëndruar në tokën e tyre pas krijimit të Izraelit në vitin 1948. Të krishterë dhe myslimanë, ata përfaqësojnë rreth 20 për qind të popullsisë dhe shprehen se konsiderohen si qytetarë të rangut të dytë.
Një projekt ligj i paraqitur të dielën nga qeveria e Benjamin Netanyahu-t parashikon që "të mos përcaktojë më Izraelin si një shtet hebre dhe demokratik, por si një shtet kombëtar i popullit hebre, në Ligjet Themeltare", që janë baza e kushtetutës në këtë vend.
Kneseti (parlamenti) duhet të prononcohet mbi këtë tekst, që nga disa shihet si një institucionalizim i diskriminimit të popullsisë arabe të Izraelit dhe si një dobësim i karakterit demokratik të një shteti.
/Shqiptarja.com