ATSH/ Partneri juaj është i shkurtër dhe kjo ju vë në siklet, ose në dilemë? Lexoni më poshtë dhe ndoshta gjatësia jo e dëshiruar e tij, do të kthehet në favorin tuaj.
1. Nuk do t'ju dhembin muskujt e qafës për dashurinë. Puthjet janë më të mira, kontakti me sy është më intensiv, dialogu është më i lehtë. Një në katër raporte përfundon keq, për një dhimbje qafe e cila është lehtësisht e shmangshme.
2. Nëse ju pëlqen ta keni nga mbrapa në përqafimin tuaj, teksa flini, ky është një avantazh.
3. Edhe takat e ulëta të bëjnë të ndihesh një supermodele. Ju e doni partnerin tuaj dhe gjatësinë e tij trupore, por ama i doni edhe një palë taka të rehatshme që ju bëjnë të ndiheni mirë edhe kur jeni më shtatlartë se ai në mënyrë të dallueshme.
4. Kur vishni këpucë të rehatshme, (padyshim të ulëta) ju jeni në gjatësinë perfekte për njëri-tjetrin. Është shumë e rëndësishme që edhe të shikoheni vetëm në sy.
5. I dashuri juaj ndoshta ka prirje Napoleonike. Ka në subkoshiencën e tij, një pjesë që e bën të ndiejë nevojën për të kompensuar diçka. Shijojeni këtë kompensim në shtrat.
6. Duke mbyllur sytë para diferencës në gjatësi, ai vlerëson dashurinë tuaj, më shumë se ç'do ta bënte një mashkull i gjatë. Nëse një grua e bukur dikur e ka refuzuar për shkak të gjatësisë së tij, ajo sot është një kujtim i mjegullt, ndërsa ju jeni gruaja më e bukur në botë.
7. Kur ke nevojë të ankohesh për diçka që është përtej mundësive të tua, ai të kupton shumë mirë. Ai s'mund të bëjë gjë për ju, por të paktën ju kupton kur flisni për ato gjymtyrët tuaja që nuk ju pëlqjnë.
8. Ju mund të shpenzoni me dëshirën më të madhe 150EUR për një palë xhinse për të, sepse mund t'i vishni edhe vetë, ashtu siç bëri Katie Holmes para gjashtë vitesh, duke veshur një palë xhinse të ish bashkëshortit të saj, Tom Cruise. Kjo tendencë vazhdon të jetë akoma.
9. Edhe kur ai vendos gotat e verës në raft, apo pijen etij të preferuar, ju prapë jeni në gjendje t'i arrini.
10. Krevatet XL janë shumë të mëdhenj. Ju mund të shijoni kënaqësitë tuaja seksuale në një shtrat me madhësi normale.
11. Edhe pse në shtrat ju keni hapësirën tuaj, kur bëhet fjalë për të ndarë një shtrat të vogël, do të jeni gjithmonë shumë pranë njëri-tjetrit dhe mund t'ju ndodhin gjëra të bukura....
12. Nuk do ta përdorë kurrë kokën tuaj si një mbështetëse krahu. Është diçka që njerëzit e gjatë e bëjnë shpesh: vendosin bërrylin mbi kokën tuaj dhe thonë "Hej, si është moti aty poshtë?" Kurse ju nuk ka për t'ju ndodhur kjo.
13. Kupton se çfarë është vërtet e rëndësishme. Për një periudhë kohe, ndoshta e ka pasur problem, se si duket para njerëzve. Por tani është rritur dhe nuk i bëhet vonë se ç'mendojnë njerëzit. Aftësia për të ridimensionuar gjërat, është gjithmonë diçka e bukur tek partneri juaj.
14. Ju nuk keni nevojë të prisni majën e kokës së tij për të publikuar një foto së bashku në Instagram, sepse çiftet që dalin mirë në selfie, janë gjithmonë mirë bashkë.