KAJRO - Kolonët izraelitë kanë kryer 11.000 sulme që nga fillimi i këtij viti, thuhet në një deklaratë të Ligës Arabe.
Në një deklaratë të publikuar të dielën, Sekretariati i Ligës Arabe ka deklaruar se përpjekjet e kolonëve izraelitë për të imponuar rregullat e vendosura prej tyre në kompleksin Al-Aksa janë rritur.
Të dielën, kolonët hebrenj kanë ngritur flamujtë izraelite jashtë portave të kompleksit ku nisi përleshja, në Jerusalemin Lindor. Kjo erdhi disa ditë pasi një fëmijë palestinezë është djegur, duke gjetur vdekjen në një sulm me zjarr nga kolonët afër qytetit të Bregut Perëndimor të Nablusit.
Liga Arabe akuzoi autoritetet izraelite për "sigurimin e fondeve për kolonët dhe ekstremistët që të vazhdojnë sulmet e tyre kundër xhamisë Al-Aksa".
Në deklaratë thuhet se shkeljet izraelite janë në kundërshtim me Kartën e OKB-së, të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat ndërkombëtare.
Liga i ka bërë thirrje Këshillin të Sigurimit të OKB-së dhe nënshkruesve të Kartës së OKB-së dhe Marrëveshjes së Gjenevës të ndërhyjnë për të ndalur sulmet ndaj vendbanimeve.
Shkeljet e shpeshta izraelite kanë sjellë zemërimin në radhët e muslimanëve palestinezë dhe herë pas here ka patur konfrontime të dhunshme. /AA/
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com