Liga Arabe: Assad të japë dorëheqjen
po inkurajon rebelët për vrasje

Liga Arabe: Assad të japë dorëheqjen  <br />po inkurajon rebelët për vrasje
SIRI - Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe, pas një mbledhjeje urgjente në Katar, i kanë bërë thirrje presidentit sirian Bashar al-Assad të dorëhiqet menjëherë, pasi rebelët islamikë i thanë BBC-së se janë të inkurajuar nga vrasjet e së dielës në Damask.

Rebelët thanë për trasmetuesin britanik se vdekjet e katër zyrtarëve në Pallatin e Sigurisë, ishin një goditje e rëndë për qeverinë siriane. Korrespondenti i BBC i cili foli me ta tha se rebelët islamikë “po marrin armë dhe para nga jashtë vendit”.

Qeveria ka nisur një ofensivë ndaj rebelëve që kishin marrë disa pika kufitare dhe në disa lagje aktivistët thonë se ata u ekzekutuan.

Liga Arabe ka ofruar që familja e presidentit sirian al-Assad të kalojë e sigurtë jashtë Sirisë.
Ata gjithashtu i bënë thirrje opozitës siriane për të formuar një qeveri kalimtare, megjithatë analistët thonë se thirrja ka rënë në vesh të shurdhër.

Ndërkohë mësohet se Assad mbajti një takim me shefin e tij të ri të ushtrisë dhe i dha urdhër për të sulmuar me makinë rebelët e armatosur.

Burime të BBC në Siri, konfirmuan gjithashtu se rebelët tashmë kishin kontrollin e pikës kufitare Bab al-Salam në kufi me Turqinë. Turqia s’po lejon shtetasit jo-sirianë të kalojnë dhe kufiri mbetet në mënyrë efektive i mbyllur.

(gm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)