Liga Arabe ka dënuar sulmet e vazhdueshme të Huthëve ndaj Arabisë Saudite, përfshirë edhe goditjen e fundit ndaj aeroportit ndërkombëtar “King Khalid” në Riad.
Në një deklaratë zyrtare, organizata i cilëson bombardimet e përsëritura ndaj infrastrukturës së aviacionit civil si një përshkallëzim shumë të rëndë dhe një shkelje të hapur të së drejtës ndërkombëtare.
Sipas deklaratës, këto sulme rrezikojnë jetën e pasagjerëve dhe punonjësve, përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e civilëve, lundrimin ajror ndërkombëtar, si edhe për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Liga Arabe shprehu solidaritet të plotë me Arabinë Saudite dhe mbështeti të gjitha masat e ligjshme që mbretëria ndërmerr për të mbrojtur sigurinë, integritetin territorial, qytetarët dhe banorët e saj.
Lajmi kryesor:
Rebelët Huthi godasin aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite, 12 viktima dhe mbi 300 të plagosur! Mes të vrarëve edhe një amerikan, SHBA rrit nivelin e alarmit (VIDEO)







