Liga e Kampioneve, barazojnë
Napoli e Arsenali, bind Leverkuseni

Liga e Kampioneve, barazojnë<br />Napoli e Arsenali, bind Leverkuseni
Përfundojnë ndeshjet e para paraeleminatore të Ligës së Kampioneve. Në ndeshjet kryesore, Arsenali nuk shkon më shumë se një barazim pa gola ndaj Beshiktashit, në Turqi. Po në barazim është ndalur edhe supersfida tjetër mes Napolit dhe Atletikos së Bilbaos, të cilët u kënaqën me nga një gol.

Ishin spanjollët të cilët kaluan në avantazh në minutën e 41 nga Iker Munianin, ndërsa u përgjigjën të kaltrit me Gonzalo Higuain në minutën e 68.

Fitore me gola shënoi Bayer Leverkuseni i cili mposhti 2 me 3 danezët e Kopenhagenit, në fushën e këtyre të fundit duke hedhur një hap drejt kualifikimit për në fazën tjetër.

Në ndeshjet e tjera Salzburgu mposhti 2-1 suedezët e Malmos, ndërsa Steaua e Bukureshtit mposhti minimalisht 1-0 Ludogorets.

Të nesërmen do të zhvillohen pesë ndeshjet e tjera të paraeleminatoreve të Ligës së Kampioneve, ndërsa javës tjetër në datat 26 dhe 27 gusht do të përcaktohen edhe ekipet që do të bëhen pjesë e këtij sezoni të Ligës së Kampioneve.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale