TIRANË, 22 Korrik/ATSH-Gjergji Mima/ - Skuadra e Skënderbeut është eleminuar në turin e dytë të Ligës së Kampioneve nga bjellorusët e Bate Borisov, megjithëse ka barazuar 1-1 mbrëmjen e sotme në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e qytetit të Korçës.
Në takimin e një jave më parë në Bjellorusi korçarët kishin barazuar 0-0 dhe goli në fushë kundërshtare kualifikon skuadrën bjelloruse.
Bjellorusët kaluan të parët në avantazh falë golit të Olekhnovich në minutën e 29-të. Goli i shënuar nga Radas në minutën e 68-të nuk i mjaftoi skuadrës së trajnerit Mirel Josa për të kaluar në Turin e III-të të Ligës së Kampionëve.
Tashmë, korçarëve iu mbetet të provojnë përsëri sezonin e ardhshëm pas këtij skualifkimi mes drithërimash.
Skënderbeu - BATE B. 1-1 (0-0)
Goli: Radas 68? / Olekhnovich 29?
Formacionet
Skënderbeu: Shehi, Arapi, Osmani (Jashanica 66?), Vangjeli, Radas, Progni, Orelesi, Lilaj, Shkëmbi, Berisha (Riba 60?), Sefa. Trajner: Mirel Josa
BATE B.: Chernik, Khagush (Gayduchik 61?), Filipenko, Polaykov, A.Volodko, Aleksievich (Karnitski 85?), Olekhnovich, M.Volodko, Godeychuk (Pavlov 80?), Sihnevich, Rodionov. Trajner: Aleksandr Yermakovich
Gjyqtarë: Ante Vu?emilovi?, Dalibor Conjar, Hrvoje Bari?i? (Kroaci)
Kartonë të verdhë: Radas 83? / Olekhnovich 34', Khagush 37', Filipenko 58?, A.Volodko 62?, Pavlov 82?, M.Volodko 86?