Liga e Kombeve ka zhvilluar sot ndeshjet e para për raundin e pestë. Tanimë kemi edhe skuadrat e para të kualifikuar për në çerekfinale dhe ato janë Italia e Franca.
Të besuarit e Spallettit fituan 0-1 në Bruksel kundër Belgjikës me një gol të Sandro Tonalit në minutën e 11-të. Me katër fitore, një barazim dhe 13 pikë, të kaltrit lënë pas Francën dhe marrin kreun e Grupit A2 duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale të Ligës së Kombeve që luhet në muajin mars.
Nga ana tjetër Franca barazoi pa gola në Paris kundër Izraelit dhe i hap rrugën Italisë për kreun e grupit, paçka se ndeshja e fundit do jetë direkte dhe me gjasë Italia do e mbyllë grupin në vendin e parë. E rëndësishme renditja, pasi për çerekfinalet e Ligës së Kombeve skuadrat e renditura të parat në grup do të shortohen kundër atyre që kanë përfunduar të dytat. Si Italia dhe Franca zyrtarisht janë më tej, ndërsa Belgjika dhe Izraeli edicionin e ri do luajnë në Ligën B.
Në Ligën B, Anglia fitoi 0-3 në Athinë kundër Greqisë dhe e barazon me 12 pikë në Grupin B2. Uatkins, autogoli i Vlachodimdis dhe Jones shënuan për ishullorët. Edhe pse ndajnë kreun, ende asnjë ekip nuk ka marrë biletën për më tej para ndeshjes së fundit. Në këtë grup, edhe pse Irlanda mposhti 1-0 Finlandën, të dyja skuadrat do luajnë në Ligën C edicionin e ri.
Spektakolar Haaland që shënoi në fitoren 1-4 të Norvegjisë në transfertën sllovene. Në Grupin B3 Sllovenia dhe Kazkistani janë rrëzuar një ligë më poshtë.
Në Shkup, Maqedonia e Veriut iu fal golit të Serafimov për të mposhtur 1-0 Letoninë dhe për të marrë një biletë për në Ligën B edicionin e ri.
Rezultatet
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
73.4%
-
Jo
19.4%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2591
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor, 15:20
-
Evropiani U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA s'e shqyrton çështjen! Burime: Është shtyrë në shkurt
16 Dhjetor, 14:07
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor, 16:00
-
Shorti i Botërorit/ Prodani në ‘Studio Live’: UEFA gaboi me shortin e Shqipërisë, s’duhet t’i kemi frikë! Serbia ‘armiku ynë’, shans për të bërë histori! Seitllari: Duka rrudhi buzët
13 Dhjetor, 20:30
-
Tentuan të djegin flamurin shqiptar, UEFA gjobit Serbinë me 200 mijë € dhe e dënon me 2 ndeshja pa tifozë në transfertë
13 Dhjetor, 17:32
-
Bashkorganizimi i Euro 27 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA mblidhet të hënën për 'dritën jeshile'
13 Dhjetor, 16:04
-
Presidenti Macron emëron Francois Bayrou si kryeministrin e ri të Francës pas rënies së qeverisë Barnier
13 Dhjetor, 13:10
-
E PLOTË/ Short 'ferri' për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Shqipëria me Anglinë dhe Serbinë në Grupin K! Kosova në Grupin B me Zvicrën, të gjitha grupet
13 Dhjetor, 12:00
-
Rusia i afrohet qytetit kyç të Ukrainës, teksa Zelensky e viziton vijën e frontit
12 Dhjetor, 22:07
-
Nesër shorti, Kombëtarja njeh kundërshtarët e kualifikueseve për Kupën e Botës 2026! Rrezikohet grupi me Serbinë
12 Dhjetor, 10:41
-
Tifozët fusin në telashe FSHF-në, UEFA gjobë 27.750 euro
12 Dhjetor, 09:24