Kombëtarja shqiptare do të zbresë nesër në fushë për të nisur rrugëtimin në UEFA Nations League, me ndeshjen e parë ndaj Bjellorusisë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Rolando Maran zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen zyrtare para ndeshjes, duke u fokusuar te përgatitjet fizike dhe skemat taktike.

Grupi u stërvit i plotë, me rikthimin e Kristjan Asllanit, ndërsa Klisman Cake vijon procesin e rikuperimit dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Bjellorusisë.

Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë nesër, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”. Biletat mund të blihen online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.