Liga e Kombeve/ Kombëtarja stërvitet në Pragë, nis përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë

Liga e Kombeve/ Kombëtarja stërvitet në Pragë, nis përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë

Kombëtarja shqiptare stërvitet në Pragë

Pas fitores 2-1 me Ukrainën, Kombëtarja shqiptare ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve ndaj Gjeorgjisë. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore paraditen e së shtunës në qendrën stërvitore të klubit Sparta Prague.

Në seancën stërvitore lojtarët që u aktivizuan titullarë me Ukrainën zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike dhe pa top, ndërsa futbollistët që nuk u aktivizuan apo hynë në fushë si zëvendësues bënë stërvitje më të ngarkuar dhe taktike.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe të gjithë lojtarët janë një gjendje të mirë pa probleme fizike. Kombëtarja pritet të mbërrijë pssditen e sotme në Tiranë dhe do të akomodohet menjëherë në hotel.

Shqipëria do të mbyllë nesër përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë. Fillimisht trajneri Silvinjo do të dalë në konferencën zyrtare për shtyp në stadiumin “Air Albania” në orën 18:30. Më pas tekniku kuqezi së bashku me ekipin do të zbresin në fushë për seancën e fundit stërvitore.

Ndeshja Shqipëri – Gjeorgji do të luhet të martën më 10 shtator në orën 20:45, në stadiumin kuqezi “Air Albania”. Mbështetja për ekipin Kombëtar do të jetë maksimale, pasi pothuajse të gjithë biletat për ndeshjen janë shitur.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Asambleja e PS, Salianji sfidon Ramën: Kandido si i barabartë në 2025, por dorëhiqu si kryeministër

Asambleja e PS, Salianji sfidon Ramën: Kandido si i barabartë në 2025, por dorëhiqu si kryeministër