Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur mbarë edicionin e ri të Ligës së Kombeve, me një fitore të pastër ndaj Qipros. “Dardanët” kanë shënuar fitore me rezultat të pastër 0:2 në udhëtim ndaj Qipros. Kosova zhvilloi një pjesë të dytë fenomenale, duke i siguruar pikët e plota dhe një nismë të mbarë të Ligës së Kombeve.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, madje me rastet që i takuan vendasve, kurse Kosova zhvilloi futboll të dobët gjatë 45 minutave të parë. Ishte minuta e 65-të kur Valon Berisha realizoi një gol të bukur nga distanca, i asistuar nga Muriqi, kurse ndihmë të madhe dha pa dyshim edhe Edon Zhegrova.
Në minutën e 75-të, ishte vet Edon Zhegrova që e mbylli vet aksionin me gol të bukur. Me këtë fitore, Kosova prin momentalisht në grupin 2 në Ligën C, aty ku gjenden edhe Irlanda Veriore dhe Greqia.