Liga e Kombeve/ Kosova kërkon vendin e parë, transfertë delikate në Bukuresht! Spanjës i duhet një pikë, luhet Zvicër - Serbi

Liga e Kombeve/ Kosova kërkon vendin e parë, transfertë delikate në Bukuresht! Spanjës i duhet një pikë, luhet Zvicër - Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës

Liga e Kombeve vijon këtë të premte me ditën e dytë të ndeshjeve të pesta në grupe (shumica në orën 20:45). Për Ligën C Kosova ka një transfertë delikate në fushë dhe tribuna pasi përballet me Rumaninë në Bukuresht, atje ku dy vite më parë u përball me racizmin e ultrasve vendas. Rumunët janë në krye të Grupit C2 me 12 pikë, tre më shumë se Kosova që kërkon mrekullinë.

Në Ligën A Spanjës i duhet në pikë për të kaluar në çerekfinalet e marsit, teksa luan kundër Danimarkës në Kopenhagen. Në fushë edhe Portugalia që pret Poloninë. Skocia luan me Kroacinë, ndërsa në Zurich vendasit e Zvicrës presin Serbinë.

Zvicra me vetëm një pikë është në fundin e Grupit A4 dhe rrezikon që sezonin e ardhshëm të luajë një ligë më poshtë, andaj tri pikët janë jetike jo vetëm për "hakmmarrje" kundër Serbisë që i mposhti një muaj më parë 2-0.

Ndeshjet e sotme dhe klasifikimi:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Festivali i Aktrimit 'Apollon', Yllka Mujo dhe Myzafer Zilfa rrëmbejnë 2 çmimet e mëdha, jepen edhe 4 'In memoriam'

Fier/ Festivali i Aktrimit 'Apollon', Yllka Mujo dhe Myzafer Zilfa rrëmbejnë 2 çmimet e mëdha, jepen edhe 4 'In memoriam'