Liga e Kombeve/ Kosova rikthehet tek fitorja, dardanët mposhtin Qipron 0-4 në transfertë! Skandal në tribuna, tifozët vendas hapin parrullën 'Kosova është Serbi'
Lojtarët e Kosovës duke festuar një nga golat ndaj Qipros
Dardanët janë kthyer nga Qiproja me fitore bindëse në Ligën e Kombeve.
Ndeshja në Larnaka në kuadër të Ligës C, grupi 2, ka përfunduar me rezultatin 4:0.
Në këtë mënyrë Kosova vazhdon fitoret në përballjet e deritanishme ndaj Qipros, pas atyre në vitin 2022, 5:1 dhe 2:0.
Serinë e golave në stadiumin “AEK Arena” e nisi Vedat Muriqi në minutën e 8-të nga penalltia dhe atë të 21-të, pas asistimit të Donat Rrudhanit.
Edhe pjesa e dytë nisi me dominimin e futbollistëve të Franco Foda, me dy gola të shpejtë nga Albion Rrahmani në minutën e 48-të pas asistimit të Milot Rashicës dhe Lumbardh Dellova gjashtë minuta më vonë, pas asistimit tjetër të Rrudhanit.
Emir Sahiti pati rast të mirë për 5:0 në minutën e 79-të, por goditja e tij u ndal nga shtylla.
Ndërkohë gjatë ndeshjes pati dhe një moment të pakëndshëm, pasi tifozët vendas hapën një banderol "Kosova është Serbi". Muriqi e pa këtë banderolë dhe kërkoi nga arbitri që ajo të largohet duke ndërprerë ndeshjen për pak minuta. Menjëherë u morën masat e heqjes së banderolës duke mos krijuar problem të mëtejshme edhe pse nuk do të kalojë lehtë për vendasit nga UEFA.
Banderola 'Kosova është Serbi', në ndeshjen Qipro-Kosovë
Fitorja e sotme është e rëndësishme për Kombëtaren e Kosovës në futboll, në kohën kur ajo ndodhet në krizë pas përjashtimit të tre lojtarëve nga grumbullimi për shkak të shkeljes së rregullave.
Kosova renditet e dyta në tabelë me tri pikë nga dy ndeshje të zhvilluara në grup, ndërsa prin Rumania me tri pikë, por me gol-diferencë më të mirë dhe një ndeshje më pak më të zhvilluar.
Qipro renditet e treta me tri pikë nga dy ndeshje të zhvilluara. Lituania, e cila sonte luan si mysafire ndaj Rumanisë në “Steaua” të Bukureshtit, renditet e fundit në grup pa asnjë pikë./ Kosova Press
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7495
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
Shorti i Ligës së Kombeve, Kosova kërkon Ligën B kundër Islandës! Në çerekfinale Itali - Gjermani dhe Holandë - Spanjë
22 Nëntor, 12:21
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32
-
Kimete Berisha: E vetmuar, si dhelpra!
21 Nëntor, 21:31
-
‘Janë të pavërteta’, Policia e Kosovës mohon se e ka kaluar kufirin me Serbinë
21 Nëntor, 20:12
-
'Sylvinho la për të dëshiruar, Kombëtarja ekip mendjemadh', Ditmar Bicaj për Report TV: Duhen emra të rinj, disave ua veshim fanellën me zor
21 Nëntor, 13:10
-
Osmani kritika Kurtit: S’mund të luajmë bixhoz me partnerët, cenohet mbrojtja e Kosovës! Askush s’ia ka dalë vetëm
21 Nëntor, 11:35
-
Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë për legjitimim të diskriminimit të shqiptarëve
20 Nëntor, 21:37
-
Policia e Kosovës aksion në veri të vendit, gjen armë dhe uniforma ushtarake
20 Nëntor, 21:09
-
Dështimi i Kombëtares, Eduard Prodani në Report TV: FSHF është përgjegjëse, sukseset e ekipit s'lidhen me Dukën! Dënimi i Kosovës? UEFA të vendos litarin po ule kokën
20 Nëntor, 19:54
-
Kosovë-Shqipëri përmbyllin edicionin e tretë të Javëve Kulturore Ndërkombëtare! Zbuloni aktivitetet që do të organizohen nga data 21 deri më 30 Nëntor
20 Nëntor, 19:06
-
Shorti më 22 nëntor, skuadrat çerekfinaliste dhe verdiktet e plota në Ligën e Kombeve
20 Nëntor, 17:44