Ndonëse Shqipëria nuk ia doli të sigurojë një biletë për në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, një gjë të tillë e ka bërë Kosova, edhe pse me fare pak përvojë në ndeshjet ndërkombëtare. "Dardanët" fituan në stadiumin "Fadil Vokrri" të Prishtinës kundër Azerbajxhanit me shifrat 4:0, duke u renditur të parët në Grupin 3 të Ligës D, ndërsa nga edicioni i ardhshëm do të luajë në Ligën C.

Pas 60 sekondash lojë, Arbër Zeneli e hapi llogarinë e golave duke kaluar Kosovën në avantazhin 1-0. Në pjesë e dytë, ishte përsëri Zeneli (50’), që arriti të dyfishojë avantazhin ndaj kundërshtarit, ndërsa Amir Rrahmani e shënoi golin e tretë në minutën e 61’.

Ishte sërish Zeneli ai i arriti ta vulosë fitoren historike të Kosovës në minutën e 76’, duke e realizuar tripletën e tij personale. Kosova e mbyll në vendin e parë fazën e grupeve në Ligën D duke grumbulluar plot 14 pikë, Azerbajxhani pozicionohet e dyta me nëntë pikë, Ishujt Faroe me pesë pikë dhe Malta me tre.