Kroacia përjetoi një nga netët më të vështira në historinë e saj, duke pësuar një humbje 7-0 ndaj Anglisë në Rijeka në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve.
Rezultati shkaktoi 'tronditje' në mesin e ekipit kombëtar, me Luka Modric që nuk e fshehu zhgënjimin për imazhin që paraqiti ekipi.
"Kam qenë këtu për 20 vjet, por kjo është hera e parë që ndihem i turpëruar pas një ndeshjeje", tha ai.
Mesfushori tha se të shkatërrosh reputacionin e ndërtuar gjatë gkithë këto viteve është e papranueshme
"Nuk mund të luash futboll kështu, dukej sikur kishim katër ose pesë lojtarë më pak. Mund të humbasësh ose të luash kundër një kundërshtari që është më i mirë dhe tani është. Por në çdo rast, të humbasësh kështu dhe të shpërdorosh reputacionin që kemi ndërtuar gjatë viteve është e papranueshme... ishte një natë katastrofike për Kroacinë", shtoi ai.








Komente
Komento