Shqipëria luan të shtunën një nga ndeshjet më vendimtare në grupin e Ligës së Kombeve, pasi në Helsinki përballë do të jetë kombëtarja që mund ti prishë llogaritë Shqipërisë për vendin e parë, Finlanda. Në prag të takimit trajneri Rolando Maran bëri një krahasim mes ndeshjes së parë kundër Bjellorusisë dhe asaj që në pret me Finlandën, ndërsa Elseid Hysaj përsëriti objektivin e vendit të parë në grup.
Trajneri i kombëtares Rolando Maran
Ndryshimi mes Bjellorusisë dhe Finlandës?
“Janë dy skuadra që kanë sisteme të ndryshme loje, por janë shumë të organizuara. Finlanda është një skuadër e vështirë, bën të luajë keq kundërshtarin. Janë të ngjashëm në mënyrën se si rrinë në fushë, shumë të ngushtë, që i mohojnë shpejtësinë ekipit kundërshtar.”
Pilo dhe Mitaj majtas?
“Lojtarët duhet të vihen në shërbim të skuadrës me cilësitë e tyre, pres që lojtarët që hyjnë në fushë të vendosin cilësitë në shërbim të ekipit. Ne për të qenë një ekip konkurrues, duhet të shtyjmë shumë dhe të japim më shumë se 100%. E pres këtë nga të gjithë, kam fatin që kam djem me këto karakteristika e me përkushtim. Kur e kemi treguar këtë, kemi shfaqur më shumë cilësi sesa mendonim se kishim. Janë lojtarë që mund të kenë role të ndryshme, kanë karakteristika të ndryshme. Nuk mund të plotësojnë njëri-tjetrin duke luajtur bashkë, mund të alternohen, si aktualisht.”
Kerjota u mor nga ju, por nuk ka qenë i gatshëm në dy ndeshjet e para?
“Unë kam ftuar disa lojtarë më shumë për të kompletuar grupin, pasi ishin shumë ndeshje dhe doja t’i njihja. Ai nuk kishte mundësinë, apo nuk ishte momenti që ta rreshtoja, por bënte pjesë e një hyrje në këtë grup për ta njohur më mirë. Të shohim nëse krijohet mundësia, por ishte e parashikuar.”
Elseid Hysaj, zëvendës kapiten në Kombëtare.
A ke ndarë përvojën me lojtarët e rinj që kanë ardhur në Kombëtare?
“Kam ndarë përvojën me të rinjtë, por tani ka ndryshuar pak puna e gjeneratave. Duhet ti marrim ne të rinjtë, t’i përkasim dhe t;u japim një dorë për t’u rritur. Janë pak më të brishtë se në kohën tonë, por janë lojtarë me kualitet dhe s’kanë shumë nevojë për t’I ndihmuar. Jam i lumtur për këtë pjesë.”
Objektivi në Ligën e Kombeve?
“Kemi një skuadër shumë të fortë. Në fillim grupi rezervoi skuadra të forta me Finlandën dhe Bjellorusinë. Kanë gati të njëjtin nivel si ne. Ishte objektivi ynë që në fillim që të jemi të parët se ne jemi skuadër në evolucion. Duhet të kërkojmë më shumë nga secili prej nesh. Kemi edhe trajnerin e ri që po na jep një dorë të mirë, për të bërë një lojë më të mirë, me sulmuese. Jam shumë i kënaqur.”
A je afër të gjeturit skuadrën e re?
“Mua kombëtarja më ndihmoi, sepse po tregoj që jam akoma në formë. Besoj se do hapet ndonjë rrugë e re. Po buisedoj me disa skuadra, por ende s’a asgjë të re.”
Kampionati shqiptar, a do luash aty?
“Me gjithë respektin që ndjek kampionatin shqiptar, sepse jam stërvitur me Vllazninë, është kampionat i mirë, por besoj se nuk është ende momenti për t’u rikthyer në Shqipëri.”









Komente
Komento