Shqipëria do të luajë të martën ndeshjen e fundit dhe të rëndësishme ndaj Ukrainës, e vlefshme për Ligën e Kombeve, por edhe për vendin e parë në grup.
Por teksa situata e renditjes dhe pikëve mbetet e komplikuar, pasi pothuajse të gjitha skuadrat kanë në lojë diçka për të humbur dhe fituar, vjen reagimi i parë nga stafi ukrainas.
Tekniku ukrainas ka përgëzuar të tijtë pas ndeshjes së barazuar me Gjeorgjinë ku të tijtë i shkuan shumë pranë fitores.
“Për fatin tonë të keq nuk mund të mbanim fitoren. Në fund kishim shans për të shënuar por nuk mundëm. Tani po përgatitemi për një tjetër ndeshje të rëndësishme përballë Shqipërisë”, tha Serhiy Rebrov për mediat.
Dhe forma e mirë e shfaqur nga të besuarit e Rebrov do të jetë një sirenë alami për Shqipërinë, e cila pret Ukrainën në Tiranë për të zhvilluar ndeshjen e fundit të vlefshme për Grupin B1 të UEFA Nations League.
Kuqezinjve u duhet fitore ndaj ukrainasve dhe të shpresojnë që Çekia të mos e fitojë ndeshjen ndaj Gjeorgjisë.