FSHF ka saktësuar se të grumbulluarit do të njoftohen të premten në orën 11:00 para nisjes së konferencës së trajnerit Maran. Ndryshe nga herët e kaluara lista nuk do të bëhet e ditur para konferencës, por në momentin që ajo nis.

Mungesa të sigurta për shkak dëmtimi janë Thomas Strakosha, Myrto Uzuni dhe Arlind Ajeti. Rikthime në Kombëtare do të jenë Rei Manaj dhe Ernest Muçi. Seanca e parë stërvitore do të jetë të hënën e ardhshme, më 21 shtator.

Për Ligën e Kombeve nga 26 shtatori deri më 6 tetor do të jenë 4 ndeshje të Kombëtares. Bjellorusia, San Marino brenda dhe jashtë si dhe Finlanda.