Liga e Kombeve/ Sfida e nesërme me Çekinë, Sylvinho: Kemi përballë një skuadër të fortë, por do futemi për rezultat! E kam mbyllur formacionin
Tekniku Sylvinho në konferencën për shtyp
Teksa kuqezinjtë përgatisin dy ndeshjet e radhës eliminatore për Ligën e Kombeve, me një pozicion jo dhe aq të favorshëm në tabelë aktualisht, sot në mbrëmje doli për konferencë shtypi edhe tekniku brazilian i kombëtares, Sylvinho.
Ekipi do të nisë sfidën e tretë në rrugëtimin e tyre, në UEFA Nations League, ku ashtu si në edicionin e kaluar janë pjesë e Ligës B. Kësaj radhe, kuqezinjtë do të kenë përballë Republikën Çeke.
Sylvinho foli për vështirësinë e madhe që sfida e të premtes ka, si dhe për përgatitjen e fortë për të marrë rezultat pozitiv, pasi luhen dy takime jashtë vendit.
“Kemi nesër një sfidë të vështirë. Luajmë përballë një skuadre të fortë dhe të ashpër. Ka tranzicione shumë të shpejta, Cerny është një prej tyre, sulmuesi i tyre është një sulmues i fortë, megjithatë ne do të futemi në fushë për të dhënë më të mirën”, tha ai.
Më tej shpjegoi edhe vështirësitë teknike dhe mungesën e kohës:
“Puna e Kombëtare është e vështirë. Kishim pak kohë për t’u përgatitur për dy transferta të vështira, megjithatë deri më tani e kemi mbyllur formacionin. Na pret një lojë e bukur, një ambient i bukur, kemi realizuar disa stërvitje dhe duhet të futemi në fushë për të arritur rezultat maksimal”.
Tekniku brazilian shpjegoi edhe zgjedhjet e tij teknike, ndërsa kuqezinjve i mungojnë edhe shumë lojtarë të dëmtuar aktualisht, që s’do jenë pjesë e dy sfidave të Tetorit.
“Një muaj më parë kishim Manajn në sulm por jo Dakun, tani kemi Dakun dhe jo Manajn. Në ndeshjet e shtatorit Manaj ishte disi i lodhur në ndeshjen e dytë të shtatorit dhe kjo gjë vuri menjëherë stafin mjekësore në lëvizje. Puna e Kombëtares, siç thashë, është një punë e vështirë. Duhet të analizojmë një listë me 60 lojtarë. Këtë herë ftuam Tuçin, është një lojtar shumë i fortë si fizikisht edhe teknikisht”, u shpreh ai ndër të tjera.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3851
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-trajneri i Kosovës Bylblyl Sokoli për 'Report TV': Serbët në Tiranë do sillen si pulat, mund të fitojmë!
17 Dhjetor, 14:06
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor, 16:00
-
Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem! Kanë skuadër të fortë
14 Dhjetor, 08:57
-
Kalendari i kualifikueseve të Botërorit/ Serbia më 7 qershor në Tiranë, do të luajë pa tifozë, më 11 tetor Kombëtarja në Beograd! Ndeshja e parë me 'Tre Luanët'
13 Dhjetor, 21:22
-
Botërori 2026/ Reagimet pas shortit, Armand Duka: Grupi që nuk doja! Sylvinho: Kualifikohemi në Botëror, me Serbinë e dimë historinë
13 Dhjetor, 14:15
-
E PLOTË/ Short 'ferri' për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Shqipëria me Anglinë dhe Serbinë në Grupin K! Kosova në Grupin B me Zvicrën, të gjitha grupet
13 Dhjetor, 12:00
-
Nesër shorti, Kombëtarja njeh kundërshtarët e kualifikueseve për Kupën e Botës 2026! Rrezikohet grupi me Serbinë
12 Dhjetor, 10:41
-
Tifozët fusin në telashe FSHF-në, UEFA gjobë 27.750 euro
12 Dhjetor, 09:24
-
Shqipëria kualifikohet në çerekfinalet e Kampionatit Botëror 'Socca World Cup 2024'
6 Dhjetor, 16:35
-
Golashënues në Itali, Cristian Shpendi: Me Shqipërinë U-21 e kam mbyllur, do e mendoja një ftesë nga Spalletti
6 Dhjetor, 13:25
-
Kreshnik Spahiu: Për çfarë këngësh arrestoheshin dikur tifozët në stadiume dhe a duhet lejuar sot Adem Jashari?
2 Dhjetor, 19:28