Sylvinho publikon listën për Ligën e Kombeve, tre rikthime dhe risi! Kapiteni i U-21 me ekipin e parë, mungon Manaj

Sylvinho publikon listën për Ligën e Kombeve, tre rikthime dhe risi! Kapiteni i U-21 me ekipin e parë, mungon Manaj

Kombëtarja

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka publikuar listën me 24 emrat e ftuar për dy ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve. Paraditen e kësaj të premteje, braziliani ka bërë me dije edhe "luftëtarët" që do ketë me vete kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë më 11 dhe 14 tetor, ndeshje këto që luhen të dyja në udhëtim.

Në listë bie në sy se janë tre të rikthyer. Ajeti, Muçi dhe Daku nuk ishin pjesë e grumbullimit të fundit, teksa këtë herë e gjejnë vetën në listë. Edhe mbrojtësi i Partizanit, Hadroj është pjesë e listës, ndërsa ka edhe risi.

Bëhet fjalë për Adrion Pajazitin, kapitenin e U-21 që duhet se do marrë vendin e të dëmtuarit Medon Berisha në mesin e fushës. Një ftesë edhe për Gjimshitin, që duket se ka lënë pas dëmtimin. Mungojnë Broja dhe Manaj të dëmtuar, ndërsa në sulm është Uzuni. Nga grumbullimi i fundit jashtë kanë mbetur Sebastian Spahiu dhe Agim Zeka.

Në portë janë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Alen Sherri. Në mbrojtje Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.

Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi.

Në sulm Jasir Asani, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku.

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të diel në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 7 tetor. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë.

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Çekisë (11 tetor, “Epet Arena”, 20:45) dhe Gjeorgjisë (14 tetor, “Mikheil Meskhi Stadium”, 20:45).

Renditja në Ligën e Kombeve, Grupi B1

Lista:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:49
Risia e Sylvinhos, kush është Adrion Pajaziti! Dy vite më parë u largua nga Kosova, në pronësi të Fulham


Sylvinho, trajneri i Kombëtares ka bërë me dije listën për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. Risi mes 24 emrave është ai i Adrion Pajazitit, futbollistit që këtë verë u largua nga Fulham U-21 dhe luan si i huazuar me HNK Gorica në elitën e Kroacisë.

I lindur në Londër më 16 nëntor 2002, djaloshi mban shiritin e kapitenit me U-21 e Shqipërisë, aty ku ka luajtur 13 ndeshje dhe ka shënuar tetë gola. Pajaziti ka qenë pjesë edhe e Shqipërisë U-19 dhe U-20, teksa në 2021 luajti tre ndeshje për Kosovën U-21.

Dy vite më parë, ai së bashku me Medon Berishën u larguan nga Dardanët dhe u bashkuan me Shqipërinë U-21, teksa sot e gjejnë vetën në ekipin e parë. Prej 2019 Pajaziti është pjesë e moshave të Fulham dhe ia ka dalë të jetë me ekipin U-21 të londinezëve.

Këtë sezon në elitën e Kroacisë ai ka luajtur në katër takime, për 291 minuta në total, teksa shihet si e ardhmja e mesit të fushës në Kombëtare.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    9 Nëntor, 11:21

    A ju duken të sigurta kushtet e rrugëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Senatori i Missouri, Eric Schmitt, i preferuari i Trump për Prokuror të Përgjithshëm të SHBA

Senatori i Missouri, Eric Schmitt, i preferuari i Trump për Prokuror të Përgjithshëm të SHBA