Hidhet hapi i parë konkret për krijimin e Ligës profesioniste.

7 klube të Superligës janë mbledhur në FSHF dhe kanë nënshkruar së pari një memorandum ndërsa mendohet se Liga do të bëhet realitet brenda vitit 2018.

Krijimi i Ligës ka vite që diskutohet mes aktorëve të sportit në Shqipëri por deri më tani nuk ishte hedhur asnjë hap konkret.

Protagonistët e cilësuan të vonuar por një hap të rëndësishëm memorandumin e sotëm. Presidenti i Teutës Edmond Hasanbelliu u shpreh se nga krijimi i Ligës profesioniste klubet kanë vetëm përfitime.

I kënaqur me takimin e sotëm ishte edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka.

Krijimi i Ligës pritet që të rritë nivelin e menaxhimit të garës sportive, çka do të sillte një produkt më cilësor për sportdashësit i cili rrjedhimisht do të prodhonte më shumë të ardhura edhe për klubet.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com