TIRANE- Ministria e Drejtësisë ka paraqitur një draft për të ndryshuar ligjin mbi Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në draftin e Ministrisë bëhet me dije se ndër ndryshimet kryesore është shkarkimi në mënyrë të menjëhershme të të gjithë anëtarëve të KLD të zgjedhur nga Konferenca Gjyqësore, si edhe anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë të cilët kanë shkelur ligjin ose Kushtetutën. Por, anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi janë nënkryetari i KLD, si edhe përfaqësuesi i legjislativit.
Në rastin konkret nënkryetari i KLD-së është Elvis Cefa, një person i përfshirë në akuzë në kohët e fundit, ndërsa përfaqësuesi i legjislativit është Lulzim Lelçja, ish-këshilltar i Topallit, në kohën kur ajo ka qenë kryetare e Kuvendit. Në relacionin bashkangjitur projektligjit theksohet se ky ndryshim bëhet përshkak se këto shkelje përbëjnë rastin kryesor për mbarimin e mandatit. “Ky parashikim bëhet me synim shprehjen në mënyrë eksplicite se shkelja e Kushtetutës dhe ligjit gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e anëtarëve të KLD-së, të zgjedhur nga Kuvendi apo nga KGJK-ja, përbën shkak për mbarimin e mandatit të tyre, duke shmangur kështu shkeljet abuzive”,- thuhet në relacion.
Krahas kësaj, në ligj parashikohet se anëtarët e KLD-së nuk mund të punësohen në gjyqësor pa mbaruar mandatin e tyre në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Sipas Ministrisë, ky ndryshim bëhet pasi disa anëtarë përshkak të lidhjeve të tyre, shfrytëzojnë postin për të bërë karrierë në gjyqësor, në një kohë që janë në përfundim të mandatit. “Pika 1 e nenit 6 të ligji, parashikon se anëtarët e zgjedhur qëndrojnë në detyrë për një periudhë 5-vjeçare, pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme.
Ndërkohë, në praktikë vihet re tendenca e anëtarëve të KLD-së, për të dhënë dorëheqjen përpara mbarimit të mandatit, duke u promovuar në sistemin gjyqësor, në sajë të shfrytëzimit të lidhjeve të krijuara me njëri-tjetrin. Për shmangien e këtij fenomeni abuziv, në pikën 1.1 është parashikuar se nëse anëtari i zgjedhur nga KGJK-ja jep dorëheqjen përpara mbarimit të afatit 5- vjeçar, ai nuk mund të transferohet apo të ngrihet në detyrë deri në përfundim të periudhës së parashikuar në paragrafin 1, të nenit 6, të ligjit”,- thuhet në relacion.
Ministria e Drejtësisë ka përcaktuar në ligjin e ri edhe objektivat. Sipas këtij ligji, synohet që Këshilli i Lartë i Drejtësisë të parandalohet transferimi i gjyqtarëve në mënyrë të padrejtë, shmangien e konfliktit të interesit ndërmjet anëtarëve të KLD-së, parandalimin e përftimi nga mandati në KLD për tu promovuar në sistemin gjyqësore etj.
/Shqiptarja.com