Ligj i ri për prokurimet publike! Nga 1 janari 'Vetting' kompanive në garë për tendera

TIRANË- Marrja e një tenderi nga operatorët ekonomikë do të vështirësohet nga 1 janari 2021. Për të shmangur kontratat abuzive, prokurimet publike do të kalojnë përmes një kuadri të ri ligjor, i propozuar nga Këshilli i Ministrave pas më shumë se 8 muajve konsultime me të gjitha grupet e interesit.

Procedurat në të cilat do të kalojnë kompanitë që kërkojnë tendra do të jenë në formën e një vettingu të aktivitetit të tyre të mëparshem. Kështu subjektet që kanë abuzuar me një kontratë të mëparshme, janë tërhequr nga nënshkrimi i një kontratat të fituar prej tyre, kanë konflikt interesi, probleme me drejtësinë, të hetuar për korrupsion, janë në proces falimentimi, kur nuk kanë paguar detyrimet tatimore, kur ka shkelje mjedisore, apo ka lidhje me kompani të tjera me qëllim shtrembërimin e konkurrencës nuk do të marrin pjesë në gara tenderuese.

Formulari i vetëdekalrimit do të kalojë në sitë subjektet që do të jenë pjesë e garës për të fituar tenderin. Operatorët ekonomik së bashku me dorëzimin e kërkesës për pjesëmarrëse mund të dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit në vend të disa vërtetimeve të lëshuara nga autoritetet publike.

Ndryshe nga ligji aktual në projektligjin e depozituar në Kuvend, është rritur edhe numri i procedurave të konkurrimit. Nga 6 procedura tashmë do të kemi 9 të tilla. Është shtuar procedura Partneritet për inovacion e cila i con kompanitë drejt një gare me disa faza dhe përdoret në ato raste kur autoriteti kontraktor identifikon nevojën për një produkt, shërbim ose punë inovatore, e cila nuk mund të përmbushet duke blerë produktet, shërbimet ose punët që gjenden në treg.

Procedura e dytë e shtuar është dialogu konkurrues, garë që do të zhvillohet me tre etapa, faza parakualifikuese, faza e dialogut dhe faza e paraqitjes së ofertës përfundimtare. Nëse ndiqet kjo procedure, çdo institucioni i lind e drejta të fillojë bisedimet me pjesëmarrësit, deri në identifikimin e zgjidhjes ose zgjidhjeve, që mund të plotësojnë nevojat e tij.

Si dhe procedura e hapur apo e thjeshtuar e cila mund të përdoret nga autoriteti kontraktor për kontrata nën kufirin e ulët monetar. Në draft-ligjin e ri është përfshirë edhe kriteri i kontratave të rezervuara, ku autoritetet kontraktore mund t’u rezervojnë të drejtën e pjesëmarrjes në procedurat e prokurimit publik operatorëve ekonomikë, me kusht që të paktën 30% e punonjësve të këtyre operatorëve ekonomikë ose programeve janë punëtorë me aftësi të kufizuara ose punonjës në nevojë.

Një tjetër element që parashikohet në këtë projektligj është edhe modifikimi i kontratave. Autoritetet kontraktore do të kenë mundësi të modifikojnë kontratat gjatë kohës së zbatimi me mundësi ndryshimin e kontratës deri në 20%.

Ndërkohë është ulur vlera maksimale e penalizmit me gjobë, në raste të konstatimit të kundërvajtjeve administrative, nga 1 milionë lekë në 500 mijë lekë. Po kështu APP ka të drejtën të përjashtojë një operator ekonomik nga e drejta për të fituar kontrata publike për një periudhë nga 3 muaj deri në 3 vjet nëse ka dorëzuar dokumente, që përmbajnë të dhëna të rreme për qëllime kualifikimi, nëse është tërhequr mbi 5 herë nga nënshkrimi i kontratës, ose kur ka mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale në kontratat publike të mëparshme.

(Kliko këtu) Projekt-ligji për prokurim publik

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI