TIRANE- Qeveria përcaktoi rregulla të reja për kalimin e pronësisë së truallit shtetëror tek private që gëzon statusin e personit të stimuluar për turizëm, në ato zonë që janë shpallur me interest ë tillë. Në mbledhjen e djeshme ka kaluar projektligji që amendon ligjin e vitit 2009, që duhet të marrë miratimin në Kuvend.
Një nga këto ndryshime ka të bëjë me faktin se çmimi i tokës duhet të paguhet i plotë nga subjekti i interesuar. Deri tani, lejohej një zbritje prej 10 përqindësh në rast se pagesa do të bëhej brenda tre muajsh. Vlera e gjithë zonës së stimuluar përcaktohet me VKM. Në rast se subjekti nuk e paguan çmimin brenda gjashtë muajsh nga data e njoftimit me shkrim, për çdo muaj që kalon rrezikon 10% për qind penalitete.
Po kështu, në rast se janë kryer shtesa mbi lejen e lëshuar për ndërtim, këto do të penalizohen sipas ligjit për legalizimin.
Nga projektligji parashikohet të përfitojnë të gjithë ata që në momentin e hyrjes në fuqi të këtij akti nuk e kanë lidhur ende kontratën për kalimin e pronësisë mbi truallin.
Ndryshe nga më parë, procedurat e këtij ligji do të aplikohen edhe për personat që ushtrojnë një veprimtari joturistike, por që përfshihen në zonën e njohur me përparësi turizmin. Nuk do të kërkohet me detyrim një dokument kontrate qiraje apo zhvillimi ndërmjet personit të stimuluar dhe një qiradhënësi. Personi i stimuluar do të ketë të drejtë të blejë të gjithë truallin e miratuar në plan rilevimi, po s’pati kërkesa të tjera.
Shikoni këtu tabelën me të gjitha ndryshimet në ligjin për rregullimin e pronësisë mni truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmi (në të përditshmen Shqiptarja.com, versioni online)
Shkrimi u publikua sot 1 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Një nga këto ndryshime ka të bëjë me faktin se çmimi i tokës duhet të paguhet i plotë nga subjekti i interesuar. Deri tani, lejohej një zbritje prej 10 përqindësh në rast se pagesa do të bëhej brenda tre muajsh. Vlera e gjithë zonës së stimuluar përcaktohet me VKM. Në rast se subjekti nuk e paguan çmimin brenda gjashtë muajsh nga data e njoftimit me shkrim, për çdo muaj që kalon rrezikon 10% për qind penalitete.
Po kështu, në rast se janë kryer shtesa mbi lejen e lëshuar për ndërtim, këto do të penalizohen sipas ligjit për legalizimin.
Nga projektligji parashikohet të përfitojnë të gjithë ata që në momentin e hyrjes në fuqi të këtij akti nuk e kanë lidhur ende kontratën për kalimin e pronësisë mbi truallin.
Ndryshe nga më parë, procedurat e këtij ligji do të aplikohen edhe për personat që ushtrojnë një veprimtari joturistike, por që përfshihen në zonën e njohur me përparësi turizmin. Nuk do të kërkohet me detyrim një dokument kontrate qiraje apo zhvillimi ndërmjet personit të stimuluar dhe një qiradhënësi. Personi i stimuluar do të ketë të drejtë të blejë të gjithë truallin e miratuar në plan rilevimi, po s’pati kërkesa të tjera.
Shikoni këtu tabelën me të gjitha ndryshimet në ligjin për rregullimin e pronësisë mni truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmi (në të përditshmen Shqiptarja.com, versioni online) Shkrimi u publikua sot 1 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)








