Ligj Organik për Presidentin
ja si mund të shkarkohet/Drafti

Ligj Organik për Presidentin<br />ja si mund të shkarkohet/Drafti
Për herë të parë, për institucionin e Presidencës, do të ketë një Ligj Organik.

Ai konkretizon kompetencat kushtetuese dhe rregullat e bashkëpunimit me Kuvendin, Kryeministrinë dhe organet e drejtësisë.

Report Tv zbardh draftin që do të miratohet sesionin e ardhshëm parlamentar në kuadër të Reformës në Drejtësi. Për herë të parë ligji detajon mënyrën e shkarkimit të Kreut të Shtetit kur është i paaftë për të kryer detyrën. 

Neni 9 parashikon ngritjen e një Komisioni për të vërtetuar paaftësinë e Presidentit mendore e fizike.

Ky Komision vendos nëse është rasti i zëvendësimit të tij nga Kryetari i Kuvendit. Sipas ligjit të ri, procedura për ngritjen dhe funksionimin e këtij komisioni do të përcaktohet në rregulloren e Kuvendit.

Po sipas nenit 9-të, Presidenti mund t’i kërkojë kryetarit të Kuvendit ta zëvëndësojë përkohësisht nëse është i pamundur për të ushtruar detyrën". 

Neni 9 

Pamundësia në ushtrimin e funksioneve dhe vakanca


1. Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.
2. Pamundësi e përkohshme do të konsiderohet ajo gjendje fizike dhe mendore në të cilën ndodhet Presidenti i Republikës, që e bën të pamundur ushtrimin në mënyrë efektive të funksioneve të përcaktuara nga Kushtetuta. Nëse pamundësia e përkohshme zgjat për më shumë se 60 ditë ajo kthehet në pamundësi e përhershme. 
3. Kur Presidenti ndodhet në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij dhe është në gjendje të vetëdijshme, ai i kërkon Kryetarit të Kuvendit zevëndësimin e tij. Në rast se Presidenti është në gjendje të pavetëdijshme, atëherë, Kuvendi, bazuar mbi vendimin e një komisioni të caktimit të aftësisë për punë, i cili vërteton faktin e pamundësisë shëndetësore, vendos zëvëndësimin e Presidentit të Republikës nga Kryetari i Kuvendit. Procedura të hollësishme mbi ngritjen dhe funksionimin e këtij komisioni përcaktohen në Rregulloren e Kuvendit.
4. Presidenti zëvendësohet nga Kryetari i Kuvendit sipas vendimit të Kuvendit edhe kur vendi mbetet vakant, për shkak të vdekjes, dorëheqjes, shkarkimit, pamundësisë së përhershme të ushtrimit të funksionit për shkaqe shëndetësore fizike dhe mendore, ose gjatë kohës midis përfundimit të mandatit të Presidentit, në përputhje me dispozitat e Kushtetutës, dhe zgjedhjes së Presidentit të ri. 
5. Në rast se Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën për më shumë se 60 ditë, Kuvendi, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve, vendos për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërteton përfundimisht faktin e pamundësisë. Në rast të vërtetimit të pamundësisë, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve nga data e marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese. “
Gjatë gjithë kohës kreut I shtetit do të ketë 2 mjekë personalë. Ai merr kompensim financiar nëse aksidentohet gjatë detyrës, po ashtu dhe zonja e parë.
dëshmpërblimi mbulohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

“Neni 50

Kujdesi ndaj shëndetit 


Presidentit të Republikës i caktohen dy mjekë personalë, të cilët emërohen nga Ministri përgjegjës për shëndetësinë me marrëveshje me Presidentin e Republikës. Shërbimet e kujdesit shëndetësor të ofruara për Presidentin e Republikës, paguhen nga buxheti i Institucionit të Presidentit të Republikës, në varësi të fondeve buxhetore të parashikuara. 

Neni 51

Garancitë shoqërore në rast sëmundje dhe aksidenti të Presidentit 


1. Nëse Presidenti i Republikës është i sëmurë dhe përkohësisht i paaftë të ushtrojë detyrën, ose ndërkohë që ushtron funksionin, pëson një aksident, trajtohet sipas legjislacionit të sigurimeve shoqërore. 
2. Në rast të dëmtimit gjatë një aksidenti të ndodhur gjatë ushtrimit të detyrës, Presidenti ka të drejtën e përfitimit të një kompensimi sipas shkallës së dëmtimit. 
3. Masa e dëmtimit dhe vlerësimi i dëmshpërblimit përcaktohen nga një komision i posacëm, i përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, ku marrin pjesë përfaqësues të institucioneve zbatuese të ligjit, përfshirë edhe një përfaqësues të Institucionit Presidentit të Republikës. Masa e dëmshpërblimit përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.”

Në ligjin me 70 nene detajohen dhe përfitimet e familjarëve të presidentit në rast të vdekjes së tij. Ndërkohë pas lënies së detyrës, ish presidentit I lidhet pension suplemnetar dhe I lind e drejta të marrë shpërblime nga shteti. Po ashtu I sigurohet shtëpi e badigardë. Në draftin e siguruar nga report tv saktësohen dhe kompetencat e presidentit në emerimet dhe shkarkimet në institucionete reja të drejtësisë në bazë të ndryshimeve kushtetruese të 22 korrikut.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen