Nisma ‘Thurrje’ kërkon anulimin e ligjeve, që pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme rezultojnë se janë miratuar për të favorizuar në mënyrë të paligjshme biznesmenë të afërt me politikanët.

Në kryesinë e kuvendit, Endri Shabani renditi ditën e sotme 5 ligjet për të cilat kërkohet shfuqëzim, ndërsa theksoi se shqiptarëve duhet që t'i kthehen paratë dhe floriri që është vjedhur.

“Duhet që ti kthehet shqiptarve floriri i vjedhur, ti kthehen shqiptarve tokat e vjedhura, paratë e buxheti të shteti që janë vjedhur gjatë këtyre viteve. Parlamenti ka injoruar 5 nisma ligjore që ne kemi sjellë. Nuk kanë injoruar ligjet me porosi nga oligarkë. SPAK tha se ligji për minierat dhe burimet minerale është shkëmbyer me një vilë. Ky ligj duhet anuluar. I bëjmë thirrje deputetëve që të kërkojnë anulimin e këtij ligji për të shbërë impaktin e grupe kriminale në legjislacion. Ligji për burimet dhe minierat minerale. Ligji për investimet strategjike. Ligji për godinën e teatrit kombëtar. Ligji për lojërat e fatiti. Ligji për TVSH që i shtrenjton bukën pensionistët. Agjenda jonë në këtë parlament është anulimi i këtyre ligjeve për të çmonuar këtë autokraci mes politikanëve dhe oligarkëve”, tha ai.

Ligjet që kërkon Nisma Thurje të shfuqëzohen:
1.Ligji për burimet dhe minierat minerale
2.Ligji për investimet strategjike
3.Ligji për godinën e teatrit kombëtar
4.Ligji për lojërat e fatiti
5.Ligji për TVSH