Ligj për ngritjen e varreve
private, ja si do bëhen

Ligj për ngritjen e varreve<br />private, ja si do bëhen
TIRANE- Qeveria ka parashikuar ngritjen e varrezave private. Projektligji i depozituar në Kuvend për shërbimet funerale ka parashikuar se në vend mund të ngrihen varreza private. Sipas këtij projektligji, këto varreza ngrihen mund të ngrihen nga subjekte private, të cilat duhet të marrin lejen në këshillin vendor përkatës dhe më pas kanë të drejtë të ofrojnë shërbimet funerale. Sipas ligjit parashikohet se këto shoqëri private do të për caktojnë edhe çmimin e tyre për të ofruar shërbimin funeral si edhe të blejnë tokën në rast se nuk është në pronësi të tyre.

Konkretisht drafti parashikon se: “Përzgjedhja midis subjekteve konkurruese, nëse ka, bëhet në bazë të vlerës arkitekturore dhe utilitare të projektit, masës dhe kalendarit të investimeve, ofertës për tarifat e shërbimeve ose ofertës për vendvarrimet zyrtare, sipas ceremonialit zyrtar vendor. Marrëveshja miratohet nga këshilli vendor përkatës, së bashku me miratimin e lejes për ngritjen e varrezës.” Këto ndryshime bëhen në një kohë kur në qytetet e mëdha hapësira për varrezat publike janë drejt fudit.

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme