Ligjet 'rrëzojnë' Shalsin, Rulin e
Bitrin: S'ka diferenca page tek ERE

Ligjet 'rrëzojnë' Shalsin, Rulin e<br />Bitrin: S'ka diferenca page tek ERE
TIRANË - Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar sot një projektligj të propozuar nga tre deputetë të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese: Eduard Shalsi, Genc Ruli dhe Robert Bitri.
Nisma e deputetëve të PS, PD e LSI parashikonte që punonjësit e Entit Rregullator të Energjisë të paguhen me paga të veçanta, më te larta, për shkak të kualifikimit të tyre specifik.

"4 institucione kushtetuese dhe 14 të pavarura me ligj, herë pas here i largohen ligjit dhe duan të vendosin vetë pagat dhe strukturat. Si mund të ndodhë kjo duke shkelur ligjin? Kryetari i ERE kërkon rrogë më të madhe se presidenti. Duhet uniformitet i të gjitha institucioneve. Dhe AKEP e ka kërkuar këtë gjë që të shkëputet nga nëpunësi civil. Efekt domino tek të gjithë. Ta kuptojë dhe kryetari i kuvendit dhe kryeministri se institucionet janë të kuvendit, dhe nuk mund të dalin mbi ne. Z. Shalsi, Ruli e Bitri na sjellin një propozim bujar që te dalim ne të këqijtë këtu." - tha relatori Bashkim Fino.

Këtë qëndrim e mbrojti dhe Ristani.
"Mbështes kolegun Fino. Anëtarët e komisionit të reformës në drejtësi kanë miratuar që disa punonjës të drejtësisë të kenë paga 3 fishin e presidentit. Duhet rregulluar kjo kakofoni.", tha Ristani.

Kreu i komisionit propozoi rrëzimin.
"3 kolegët propozues kanë sjellë argumente bindëse për eficencën. Edhe qeveria nuk është dakord. Cani dhe Felaj është kundër. Të ndryshojmë ligjin dhe harmonizojmë pagat e këtyre institucioneve."- tha Xhafaj.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur