'Ligjet' i çojnë Kuvendit listat për zgjedhjen e dy anëtarëve të Kushtetueses, Manja: Duhet të rifillojë së shpejti (Mesazh Metës)

TIRANE-Brenda 30 ditëve Kuvendi i Shqipërisë do të zgjedhë dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Pas seancës dëgjimore të pak ditëve më parë, Komisioni i Ligjeve sot miratoi dy raportet me emrat e dërguar nga KED-ja për anëtarë të Kushtetueses për vendet vakante që u shpallën në  12.02.2018 dhe 04.03.2019, pasi anëtarët u shkarkuan nga vettingu. Por kush janë emrat dhe si janë renditur?

Në listën e parë është Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Besnik Muçi, me këtë të fundit që është dekretuar nga Presidenti. Tashmë gara është mes Arta Vorpsit dhe Elsa Toskës. Votimi duhet të jetë me shumicë të cilësuar, por nëse nuk arrihet kuorumi i nevojshëm atëherë automatikisht i pari në listë do të jetë anëtari i Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë që në listën e dytë që Komisioni i Ligjeve i dërgoi sot Kuvendit për votim me këtë renditje janë; Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska. Edhe këtu procedura është e njëjta, duhet shumicë e cilësuar në të kundërt, zgjidhet automatikisht i pari në renditje.

Gjykata Kushtetuese mbeti me vetëm një anëtar, Vitore Tushën pasi të tjerët u shkarkuan nga vettingu, por shumë shpejt pritet që të jetë funksionale, pasi Besnik Muçi u dekretua pak ditë më parë nga Presidenti (ende s'e ka kaluar vettingun) ndërkohë që brenda 30 ditëve do të kemi edhe dy anëtarë të tjerë të votuar nga parlamenti. Në fund të seancës së Komisionit të Ligjeve, kryetari Ulsi Manja tha se Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet që do të duhet të rifillojë së shpejti duke pasur në konsideratë numrin e cështjeve që presin të gjykohen kanë një rëndësi të madhe 'për opinionin publik dhe debatin politik' duke nënkuptuar cështjen për shkarkimin e Presidentit, që nëse miratohet nga parlamenti, vulën do të duhet t'ia vendosë Gjykata Kushtetuese.

Diskutimet në Komisionin e Ligjeve
Klotilda Bushka: Do të shqyrtojmë raportet për miratimin e dy vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, të dy vendet duhet ti shqyrtojmë dhe sqarojmë plotësimin e kritereve ligjore sepse Kuvendi është organ emërtese sipas ligjit për tre vende. Ne tani po shqyrtojmë plotësimin e dy vendeve në Gjykatën Kushtetuese. Ky shqyrtim, është një punë formale në kuadrin të punës së kryer nga KED-ja.

Në bazë të parashikimeve ligjore si Komisioni i Ligjeve dhe seanca plenare e Kuvendit ka më shumë rolin e noterit, sepse nuk i hyn thelbit të vendimmarrjes së KED-së. Nga shqyrtimi i dokumenteve që ka paraqitur KED, dokumentacioni është i plotë nuk ka asnjë mungesë. Ne duhet të miratojmë raportet duke i propozuar Kuvendit votimin e njërit prej kandidatëve të secilit grup nëse nuk do të arrihet një shumicë e cilësuar, i pari në listë do të jetë anëtari i Gjykatës Kushtetuese.

Ulsi Manja: Komisioni i Ligjeve është noter, pasi KED është organi që bën verifikimet. Mendoj ti kalojmë raportet sipas vendimeve përkatëse. Për vakancën 12.02.2018, Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Besnik Muçi.

Bashkim Fino: Kandidati duhet të ketë 15 vite pune. Tani më rezulton se dy kandidatët, njëra ka qenë specialiste në marrëdhëniet me jashtë, tjetra ndihmës komisionere. Këto dy detyra quhen nëpunës të nivelit të lartë, që plotësojnë kriterin e 15 viteve. Sepse të punës ndihmës komisionere dhe specialiste nuk është niveli i lartë.

Klotilda Bushka: E drejtë Fino. KED e ka bërë në mënyrë analitike pse përvojë konsiderohet e tillë, bëhet fjalë për punë në profesionin jurist që i përmbushin kriteret.

Ulsi Manja: Vakanca e shpallur në datë 12.02.2018, KED ka bërë listimin Arta Vorpsi, Elsa Toska dhe Besnik Muçi. Për Mucin, që tashmë është anëtar i Kushtetues raportit që do të votojmë do i bashkëngjitim edhe dekretin e Presidentit. Një kundër (Alimadhi), asnjë abstenim, miratohet raporti për bllokun e parë të kandidaturave. Kalojmë për raportin për vakancën 04.03.2019, KED ka përcjellë Kuvendit tre kandidatë me këtë renditje, Arta Vorpsi, Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska.

Një kundër, asnjë abstenim, miratohet. Me miratimin e raportit të dytë e mbyllim mbledhjen, raportet me dokumentet i përcillen Kuvendit për votim duke respektuar afatin 30-ditor të përcaktuar nga ligji për votimin për anëtarë të Kushtetueses. Gjykata Kushtetuese është një nga institucionet që do të duhet të rifillojë së shpejti duke pasur në konsideratë numrin e cështjeve që presin të gjykohen kanë një rëndësi të madhe për opinionin publik dhe debatin politik.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër