Ligjet/ Kanabisi futet në listën e barnave mjekësore! Opozita: Pse ‘Shëndetësia’ ka vakum ligjor për fenomenin e ‘Tullumbaces’? Pengoni policinë

TIRANË- Kanabisi Mjekësor do të kalojnë në listën e barnave që përdoren për qëllime medicinale. Ky ka qenë pr.ligji i votuar në parim nga deputetët në Komisionin e Ligjeve ditën e sotme. Por, nisur nga zhvillimet më të fundit të përdorimit në masë të drograve, si kanabisi, si ‘tullumbacja’, deputetët demokratë ngritën shqetësimin sesi del prodoksiti i azotit dhe tregtohet në bare e kafene pa problem, madje edhe me faturë.

Shqetësimi fillimisht u ngrit nga deputetja e PD-së, Dhurata Çupi e cila akuzoi qeverinë se po përdor Komisionin e Ligjeve për ta cilësuar si lëndë të lejuar mjekësore.

“Që qytetarët ta dëgjojnë sot ju keni ardhur thjesht që ligjin e kanabisit të azhornoni kanabisin mjekësor. Ja këtë po bëjmë ne sot. E vërteta është që juve sot që kanabisin mjekësor ta përfshini në tabelën e këtyre lëndëve të lejuara mjekësore.”- tha Çupi.

Ndërkohë, zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Entela Ramosaçaj shpjegoi se edhe vendi ynë do duhet të përditësojë listën sipas konventave.

“Qëllimi më kryesor i pr ligjit është përditësimi i listave sipas konventave. Saherë që këto konventa i përditësojnë, jemi të detyruar t’i updetojmë. Lidhur me bombolat me prokocid azot, ato e kanë shumë të qartë që thuhet se nuk duhet përdorur për çështje mjekësore.

“Ky prodoksit jep efektin e narkozës, si i tillë përdoret vetëm në spital dhe nuk lejohet të shitet në farmaci. Ato që shiten nuk janë ato që shiten nëpër spitale.”- tha zv ministrja

Edhe nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ngriti shqetësimin lidhur me tullumbacen. Ajo tha se është mëse evidente se Ministria e Shëndetësisë ka në fakt një vakum ligjor lidhur me këtë çështje dhe nuk ndal dot fenomenin. Zv ministrja u shpreh se nuk ka vakum lidhur në Ministrinë e Shëndetësisë.

Pjesë nga diskutimi: 

Erisa Xhixho: MSH duhet të ketë një përgjigje për vakumin ligjor në të cilin ndodhemi. Policia shkon i sekuestron nëpër lokale dhe nuk ka bazë ligjore. Pasojat e personave që i përdorin janë shumë të rënda. Ne duhet të gjejmë hapësira ligjore për të parandaluar fenomenin. Ne s’po themi të ndalet, por të përdoret vetëm në klinika dhe spitale. S’themi dot që janë standardet e BE-së dhe se ndalojmë dot. S’ka ardhur kot, ka aardhyr nga fryma sepse propozojmë ligje për kanabisin mjekësor. Rinia sot nuk ka modele, këto fenomene duhet t’i ndalojmë. Çështja është, a ka mundësi të bashkëpunoni me shtetet e tjera, apo organizata për të gjetur hapësirën ligjore që t’i vihet në dispozicion policisë që kjo lëndë është drogë.

Zv ministrja:  Sa i përket vakumi ligjor mund të them që për prodoksitin e azotit nuk kemi një vakum ligjor. Sa i përket bashkëpunimit tonë me policinë e shtetit, ne i dërgojmë lista. Sa i përket pyetjes lidhur me pacientet, kemi 2 shërbime.

Në fund, projektligji kaloi me 9 vota pro, 4 kundër dhe 2 abstenim ndërsa edhe u propozua që lista e barnave të ndryshojë sipas listës së konventave saherë që Shqipqria bën pjesë. Të merret mendimi i insitituti të plicisë shkencore lidhur me updetimin e listës pa kaluar në komisionin e Ligjeve.

Çfarë është 'Tullumbacja'?

Bëhet fjalë për një substancë të gaztë. Dukjen e ka si një fishek, por pasi hidhet në tullumbace thithet njëlloj si heliumi që ndryshon zërin. Bëhet fjalë për oksidin e azotit, për të cilin në perëndim është dhënë alarmi për pasojat që sjellë në shëndet dhe disa shtete po mendojnë masa konkrete për ta konsideruar të paligjshme.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion