Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e  Njeriut, shqyrtoi dhe miratoi ditën e sotme projektligjin  “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme.
 
Të pranishëm në mbledhjen e komisionit ishin Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe Zëvendës/ministri i Drejtësisë Arben Isaraj.
 
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani theksoi se nëpërmjet kësaj nisme ligjore synohet t’i jepet fund abuzimit me shitjen fiktive të apartamenteve apo njësive tregtare në Shqipëri.
 
Qeveria ka hartuar këto ndryshime dhe shtesa në ligjin për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, nëpërmjet të cilave synohet shmangia e shitjeve fiktive apo shitja më shumë se njëherë e apartamenteve, duke shuar në këtë mënyrë një konflikt shumëvjeçar në shoqërinë shqiptare. Ne duam të mënjanojmë disa nga problematikat kryesore që janë shfaqur vitet e fundit, duke rritur garancinë dhe sigurinë juridike për ccdo inidivid, apo palë e cila hyn në një marrëdhënie juridiko civile për blerjen e një pasurie. Nëpërmjet kësaj nisme ccdo leje ndërtimi apo zhvillimore e dërguar nga pushteti vendor dhe cçdo objekt në fazën e karabinasë duhët të regjistrohet në mënyrë të detyrueshme në një regjistër të veccantë në ZRPP. Në këtë regjistër duhet detyrimisht të regjistrohen të gjitha aktet noteriale mbi transaksionet e pasurive të paluajtshme në ndërtim, si kontratat e porosisë/sipërmarrjes, që lidhen me kompanitë ndërtuese apo pronarët e truallit”- tha ndër të tjera Manjani.
 
Komisioni vijoi shqyrtimin e projektligjit duke e miratuar atë në parim dhe në tërësi për t’ia përcjell seancës plenare.



Fjala e Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani në Komisionin e Ligjeve 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)