Komisioni i Ligjeve ka miratuar aktin normativ për shtyrjen e Afatit për të gjithë qytetarët që kanë për të dorëzuar deklaratën individuale të të ardhurave (DIVA). Bëhet fjalë për ata persona që gjatë 2020 kanë punuar në më shumë se një punë dhe ata që marrin 2 milionë lekë të ardhura në vit. Kjo deklaratë që duhej dorëzuar deri në 30 prill, shtyhet për në 30 qershor. E pranishme në komisionin e Ligjeve, zëvendësministrja e Financave Vasilika Vjerro shpjegoi arsyet e shtyrjes.
“Ne jemi ende në mesin e një pandemie dhe kemi propozuar që këto afate të shtyhen në kohë për t’ju dhënë më shumë mundësi dhe hapësirë individëve për të kryer këto pagesa dhe jo me një shpejtësi shumë të madhe, për tu orientuar më mirë dhe për të marrë informacionin nga administrata tatimore për të ditur se si bëhet deklarata dhe më tej edhe pagesa”, u shpreh Vjerro.
Për herë të parë deklarata do të plotësohet edhe nga ata persona që kanë bërë më shumë se një punë vitin e kaluar. Plotësimi i deklaratës sjell rritje të kostove për qytetarët pasi do të kryhet rivlerësimi i tatimit që kanë paguar për pagat e ndara në vitin e kaluar.
“Sot ne kemi për herë të madh deklaruesish janë rreth 64 mijë individ që janë të dypunësuar por edhe më shumë që kanë të ardhura nën 2 milionë lekë që do të duhet të plotësojnë deklaratën për herë të parë, dhe në rast se ata do të rezultojnë me pagesë do ta paguajnë edhe atë. Ne presim që të kemi një arkëtim në masën 1.2 miliardë lekë, ku vetëm nga të dypunësuarit do të arkëtohen 900 milionë lekë”, u shpreh zëvendësministrja e Financave.
Konkretisht të gjithë personat që kanë marrë 2 paga nga 30 mijë lekë në punët që kanë kryer dhe që deri dje nuk kanë paguar tatim (pasi deri në këtë fashë nuk paguhet) tashmë pagat do të bashkohen dhe do paguajnë 13% për totalin që është 60 mijë lekë. E njëjta gjë ndodh edhe për personat që për dy pagat kalojnë pragun e 1.5 milionë lekëve, dhe do të duhet të paguajnë 23% tatim, duke bërë që tu rriten kostot automatikisht.
Individët do të gjobiten me 5 mijë lekë si dhe do të rritet kamatëvonesa nëse nuk plotësojnë deklaratën dhe nuk paguajnë në kohë detyrimet shtesë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria mbetet me një Gjykatë Apeli në Tiranë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
35.2%
-
Të gabuar
55.4%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 1735
Lajme të tjera
-
Siguria kibernetike në institucione, shtohen ekspertët! Autoriteti kalon në varësi të kryeministrit! Alibeaj: Ndërhyrje e qeverisë në institucionet e pavarura
20 Dhjetor 2022, 18:04
-
Kodi Rrugor mbetet rrugëve, PD ‘tërhiqet’ nga konsensusi: S’votojmë pa kaluar te Ligjet! Rritet afati i kamatovonesës nga 5 në 15 ditë, 50% ulje gjobe
20 Dhjetor 2022, 11:12
-
Miratohet projektligji për dekoratat dhe titujt e nderit! Majko kundër qeverisë për ndërhyrjen tek medaljet e ushtarakëve
19 Dhjetor 2022, 18:34
-
Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona
5 Dhjetor 2022, 15:21
-
Debatet e djeshme te ‘Ligjet’ për Portin e Durrësit, Bardhi: Vetëm në regjimin korruptiv të Ramës hiqet e drejta e fjalës, kërkuan masë disiplionore
16 Nëntor 2022, 19:37
-
Miratimi i raportit për projektin e Portit të Durrësit/ Përplasje të forta tek ‘Ligjet’, Bardhi i hedh mikrofonin Bushkës
15 Nëntor 2022, 20:14
-
‘Ti pusho se del jashtë!’ debatet për projektin e Portit të Durrësit ‘zhvendosen’ tek ‘Ligjet’, Bardhi përplaset me Vengun
15 Nëntor 2022, 19:13
-
Kërkohet 1.26 mld lekë shtesë në buxhetin 2023! Hasalla: Investime në prokurori dhe mbrojtje kibernetike! Bushka: Rishikim pagave, jo logjike
14 Nëntor 2022, 13:25
-
Tensione te 'Ligjet', mazhoranca miraton marrëveshjen 56.8 milionë dollarë shtesë për aksin rrugor ‘Qukës-Qafë Plloce’, deputetja e PD: Mos vidhni! Bushka: E keni kaluar cakun
11 Nëntor 2022, 13:55
-
Anëtarëve të KPA iu sigurohet jeta dhe shëndeti, Bylykbashi: Shpenzim luksi në kohë krize, fondin ta përdorin për nevoja tjera! Shtylla: Kemi kërcënime
3 Nëntor 2022, 12:10
-
Presidenca kërkon 490 milionë lekë shtesë nga qeveria për buxhetin e vitit 2023: 14 vite pa rikonstruktuar godinën! Ministria e Financave: Detajoni kërkesat
2 Nëntor 2022, 11:26
-
Buxheti i vitit 2023, KLP në komisionin e Ligjeve: Na duhet fond më i lartë, nuk mbulojmë dot shpenzimet me faturat e ujit dhe dritave
2 Nëntor 2022, 11:00