"Ligjet", ndryshon emri i Gardës
ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit

ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit">
TIRANE - Komisioni Ligjeve, ka miratuar projekligjin për policinë, pas shtyrjes të dy seancave si pasojë e kundërshtive të deputeteve të LSI. Kryetari i komisionit Fatmir Xhafaj tha se propozimet e LSI janë marrë parasysh. Kështu komisioni ka vendosur që Garda e Republikës, nuk do të shkrihet por do ndryshojë emërtimin, në Drejtorinë e Mbrojtjes së Personaliteteve, ku drejtuesin e zgjedh Ministri i Brendshëm.

Gjithashtu një ndryshim rrënjësor nga ligji i vjetër është se Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë e zgjedh Këshilli Ministrave. Në mbledhje u vendos që Byroja Kombëtare e Hetimit, të jetë një strukturë e veçantë në ministri, e cila do të  përgjigjet para Drejtorit të Policisë për veprimet policore, dhe Prokurorit të Përgjithshëm për veprimet hetimore, në lidhje me emërimin është vendosur që të zgjidhet nga Ministri i Brendshëm.  

Por pavarësisht se mungonte opozita, pati debate.  Deputeti socialist Pirro Lutaj, ka kundërshtuar nenin sa i përket viteve të eksperiencës për marrjen e gradës si kryekomisar.  Sipas deputetit Lutaj, “specialistët duhet të kenë mbi 15 vjet eksperiencë për të marrë gradën kryekomisar dhe jo 6 vjet” siç parashikohet  në nenin  e projektligjit në fjalë. Sugjerimi i tij u pranua dhe u vendos që këtë nën ta rishqyrtojë komisioni i sigurisë, që është edhe komisioni përkatës. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra