'Ligjet' nis me debate mes opozitës dhe mazhorancës! Çupi: Shpjegoni pse nuk punuat prej 13 prillit! Bushka: Puna jonë nuk janë vetëm mbledhjet, përgatitëm raportin

 

Puna te Komisioni i Ligjeve ka nisur me debate mes opozitës dhe mazhorancës. Deputetja e PD, Dhurata Çupi kërkoi arsyen përse nuk kanë punuar prej datës 13 prill duke thënë se duhet të mos përfshihej në zgjedhjet vendore se është pushtet i pavarur.

Në përgjigje të saj për kalendarin e ngjeshur, Klotilda Bushka i tha se  mbledhjet bëhen sipas vendimit të konferencës së kryetarëve dhe ka pasur proces të përgatitjes së akteve e të raportit gjatë kësaj periudhe që nuk janë mbledhur.

Dhurata Çupi, Deputete e PD: Ju zonja kryetare, duhet ti shpjegoni qytetarëve, përse komisioni ligjeve nuk punon prej datës 13 prill? Komisioni i ligjeve dhe kuvendi nuk ka ushtruar detyrat për të cilat është votuar dhe është pushtet i pavarur nga ekzekutivi. Është një pushtet i pavarur për tu përfshirë në zgjedhjet vendore. Ato nuk varen nga kuvendi apo komisioni i ligjeve. Duhet të mbani përgjegjësi! Duhet ti njoftoni qytetarët se përse nuk është mbledhur. Axhenda është shumë e ngjeshur. Institucionet e pavarura duhet të japin llogari këtu për veprimtarinë e tyre, pasi ka nga ato që janë përfshirë edhe në fushatë. S’mund të kaloj me kalendare të ngjeshura dhe për të kaluar rradhën. E gjithë administrata, të gjithë deputetët kanë qenë të angazhuar në fushatë zgjedhore dhe kjo nuk është normale dhe e lejueshme.

Klotilda Bushka Ferhati, Deputete e PS: Puna e kuvendit nuk janë vetëm mbledhjet. Por ka dhe një procces të tërë të përgatitjes së akteve. Sa u takon raportimit, institucionet e pavarura kanë detyrim të raportojnë në data të caktuara mes periudhës 31 mars-31 maj, si data më e largët. Ato sjellin raportin, drejtoria e monitorimit lexon dhe studion raportet për relatorët dhe bëhet kalendari unik. Jemi brenda afatit për këtë çështje. Mbledhjet bëhen në përputhje me kalendarin e kuvendit, sipas vendimarrjes së konferencës së kryetarëve. Edhe ju keni qenë në fushatë, por kjo s’ka penguar kuvendin të bëjë punën e vet. Keni përpara datën e raportimeve, dhe relatorët kanë gati dokumentacionin për dëgjesat përkatëse. Në këtë kuadër, kjo s’ishte për rendin e ditës. Ky ishte sqarimi im.


Lajmi kryesor:

PS dhe opozita gjejnë dakordësi te 'Ligjet', miratohet projektligji për rritjen e pagave! Ibrahimaj: Përfitojnë 130.330 punonjës, përjashtohen deputetët dhe ministrat


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë