"Ligjet" rrëzojnë Nishanin për dy
kandidaturat në Gjykatën e Lartë

kandidaturat në Gjykatën e Lartë">
TIRANE- Anëtarët e Komisionit të Ligjeve kanë rrëzuar me shumicë votash dy kandidaturat e sjella nga presidenti Bujar Nishani për anëtarë në Gjykatën e Lartë, duke e çuar kështu në 5 numrin e dekreteve të rrëzuara nga shumica. Elona Stavri dhe Sokol Ngresi ishin dy emrat që ndonëse morën vlerësim maksimal për nga ana profesionale, u konsideruan nga deputet si të përzgjedhur nga Nishani në kundërshtim me ligjin dhe pa u konsultuar më parë me Kuvendin.

Ndryshe nga pjesa tjetër e anëtarëve, deputeti Spartak Braho votoi pro kandidatit Sokol Ngresi, ndërsa nuk kurseu kritikat nda shefit të mazhorancës Edi Rama.

Pas seancës dëgjimore me dy kandidatët, deputeti Ulsi Manja kërkoi rrëzimin e dekreteve të Presidentit, duke u shprehur se në propozimin e dy kandidaturave Kreu i Shtetit i është referuar vetëm anës formale të ligjit, dhe nuk ka zbatuar ndryshimet e ligjit për Gjykatën e Lartë.

Edhe deputetët Peza e Klosi u shprehën se Presidenti ka shkelur procedurën në propozimin e kandidaturave, duke thënë se kjo është edhe arsyeja pse këto dekrete janë rrëzuar.
 
Por nisur nga këto diskutime, kandidati Sokol Gresi tha se është përzgjedhur në mënyrë të rregullt, ndërsa shtoi se ka kandiduar për këtë detyrë vazhdimisht që nga koha kur president i vendit ishte Bamir Topi.
 
Ndërsa kandidatja Elona Stavri tha se pengesa e vetme për kandidimin për anëtarë e Gjykatës së Lartë ka qenë ligji i vjetër.

Të pyetur nga deputeti Pirro Lutaj lidhur me perceptimin e tyre për sistemin e drejtësisë, dy kandidatët vunë theksin në rëndësinë e reformimit të sistemit gjyqësor.
 
Sipas kandidates Stavri, duhet bërë përpjekje për përmirësimin e imazhit të sistemit të drejtësisë dhe për rikthimin e besimit tek ky sistemin.
 
Ndërsa kandidati Ngresi tha se “sistemi gjyqësor nuk mirëfunksionon vetëm përmes gjykatave. Reforma në gjyqësor do ndikojë në uljen e perceptimit të korrupsionit. Duhet të rishikohen ca ligje si Kodi Penal, Kodi i Procedurës Penale”.

Dekretet e presidentit nishani ndonëse u rrëzuan nga Komisioni i Ligjeve ato do t’i kalojnë Kuvendit për votim në tërësi.

kandidatet per gjykate te larte me logo
(Në foto: Dy kandidatët për anëtar të Gjykatës së Lartë)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit