"Ligjet", socialistët sulm ministrit
të LSI: 35 mln $ për 4 km rrugë?!

të LSI: 35 mln $ për 4 km rrugë?!">
TIRANE-Socialistët sulmojnë ministrin e Transporteve të LSI, Sokol Dervishi, për shtesën e kontratës për përfundimin e punimeve në autostradën Tiranë-Elbasan. 

Ishte Pandeli Majko i cili kërkoi shpjegime se pse nevojiten 35 milionë dollarë për ndërtimin e 4 km rrugë. 

"Duam shpjegime të qarta, kush mban përgjegjësi për këtë shtesë kontrate që shkon mbi 20% të vlerës së rrugës. Ç'ështje kjo vlerë 35 milion dollarë për 4 kilometra rruge?! Duam sqarime me zë dhe figurë", u shpreh deputeti socialist.

Ndërkohë, specialisti i Ministrisë së Transporte deklaroi se ka pasur 5 rrëshqitje në rrugën e Ibës dhe skarpatat që do të ndërtohen do jenë deri në 700 metra. 3

"5 milion dollarë duhen vetëm për segmentin e parë të kësaj rruge", u shpreh ai. 

Ndërkaq, mbledhja e komisionit të ligjeve u shoqërua edhe me batuta mes Pandeli Majkos dhe Tom Doshit. Shkak u bë momenti kur Majko iu drejtua Doshit me Tomë...ndërsa ky i fundit kërkoi që t'i drejtohej me Zoti Doshi. 

Debati te Komisioni i Ligjeve

Pandeli Majko: Duam shpjegime te qarta, kush mban pergjegjesi per kete shtese kontrate qe shkon mbi 20% te vleres se rruges. Ceshte kjo vlere 35 milion dollare per 4 kilometra rruge. Duam sqarime me ze dhe figure.

Specialisti i Ministrisë së Transporteve: Ka patur 5 rrëshqitje në rrugën e Ibës dhe skarpatat qe do behen do jene deri ne 700 metra. 35 milion dollare duhen vetem per segmentin e pare te kesaj rruge.

Dash Peza: E gjej te pabesueshme te vish dhe te thuash qe dua shtese kontrate se na kane dale situata te paparashikueshme. Me duket e pabesueshme. A keni bere studime per kete projekt? Do mbani pergjegjesi per ato qe do thoni ketu. 

Tom Doshi: Ju jeni parti e 20%-shit.

Vasilika Hysi: Zoti Doshi, jo kështu..

Batutat Majko-Doshi

Majko: Tomë një minutë se do flas unë...

Doshi: Mos më thuaj Tomë, por Zoti Doshi.

Majko: Ke të drejtë.

Debati zhvendoset në grupin e PS

Socialistët refuzuan të votojnë në komisionin e ligjeve dhënien e një shtese prej 35 milion eurove për autostradën Tirana-Elbasan.

Hapja e tunelit të kësaj autostrade ishte një ndër pikat e forta të fushatës së PD-së në 2013-n, por rrugës i duhen ende 4 km për të përfunduar, për të cilat Ministria e Transporteve e drejtuar nga Sokol Dervishaj i LSI kërkon 35 milion euro.

Shifra u konsiderua e ekzagjeruar nga deputetët socialistë të cilët vendosën ta votojnë vetëm pas sqarimeve të mëtejshme të ministrisë.
 
Por 35milion eurot nuk shkaktuan debat vetëm në komision por dhe grupin e PS-së të cilët i kërkuan llogari ministrit të financave pse firmos investime të dyshimta.

Sipas Erjon Braçes marrëveshja e financimit shtesë është shumë problematike dhe PS është ankuar kur ishte në opozitë pikërisht për financime të tilla.
 
Ndërsa Pirro Lutaj:“Për 4 km riparim rruge 35 milion euro rrugë, nuk duhet shkollë për të kuptuar që diçka nuk shkon”.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj nga ana tjetër është justifikuar se kërkesa ka ardhur nga LSI: “këto janë marrëveshje në kuadër të partneritet, këtë më ka sjellë ministria e transporteve, nuk bëj verifikim të propozimeve që vijnë nga ministritë e tjera.”

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS