Ligjet, Subashi tryezë për Kodin 
e Procedurave Administrative

Ligjet, Subashi tryezë për Kodin <br />e Procedurave Administrative
TIRANE- Komisioni i Ligjeve ka parashikuar një tryezë me ekspertët ndërkombëtar dhe vendas si edhe me partitë politike për Kodin e Procedurave Administrative. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve ku u diskutua në parim Kodi i Procedurave Administrative ishin të pranishëm ekspertët e SIGMA-s si edhe kryetarja e përfaqësuesit të misionit EURALIUS në Tiranë.

Në fjalën e kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj njoftoi se relatori i çështjes, Armando Subashi do të organizoi një mbledhje të posaçëm ku ftoi edhe përfaqësuesit e opozitës që të jenë të pranishëm në këtë tryezë ku do të diskutohet për Kodin e Procedurave Administrative. “Relatori i çështjes, zoti Armando Subashi do të organizojë një tryezë pune për Kodin e Procedurave Administrative. E ftoj opozitën që të jetë e pranishme jo vetëm në këtë tryezë por edhe në Komision për të miratuar këtë ligj kaq të rëndësishëm”,- theksoi Fatmir Xhafaj.

Lidhur me këtë Kod, Xhafaj kërkoi nga përfaqësuesi i SIGMA-s një bashkëpunim të ngushtë më mënyrë që ky ligj i cili ka 6 vjet që ka nisur të hartohet nuk është miratuar ende. Lidhur me këtë deputetja Vasilika Hysi i kërkoi përfaqësuesve ndërkombëtar se përse e kanë vonuar miratimin e këtij ligji i cili prek edhe një nga tri ligjet e integrimit të miratuar në vitin 2013. Sipas Hysit, qeveria po ndryshon ligje që janë miratuar me shumicë të cilësuar me kërkesë të ekspertëve ndërkombëtarë në një kohë kur ata nuk e kanë nisur ende efektin e tyre.

Lidhur me këtë çështje, edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj theksoi se parlamenti nuk do të miratojë më ligj që kërkojnë kompromise politike por drafte të cilat do të jenë të suksesshëm në zbatim në mënyrë që ato të mos ndryshohen më dhe të kenë një efekt sa më të gjatë në zbatim.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Tetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim