TIRANE - Pavarësisht ndërhyrjes së grupeve të inspektimit në zona të ndryshme të kryeqytetit, zbatueshmëria e ligjit anti-duhan lë për të dëshiruar.
Situata më problematike mbetet në lokalet e natës dhe në ato të zonave të tilla si 21 Dhjetori, qyteti Studenti apo rruga e Elbasanit. Kreu i njësisë Task-Force Roland Shuperka konfirmon se deri më tani janë vendosur 42 gjoba në Tirane.
Sipas tij, inspektorët do të qëndrojnë në vijimësi në terren për të konstatuar shkelësit e ligjit.
Shuperka thekson se institucionet shtetërore janë të vendosura për tolerancë zero ndaj gjithë atyre që shkelin ligjin ndërsa insiston se komuniteti duhet të raportojë rastet e konstatuara
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com