Mjeku shqiptar Pëllumb Pipero ka denoncuar nëpërmjet profilit të tij në Facebook një akt, të cilin ai e quan të dëmshëm për situatën që po kalon vendi për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Mjeku Pipero ka publikuar një mesazh, i cili i kishte shkuar në emrin e tij një personi dhe i kërkonte qytetarit të vetëkarantinohej sepse një i afërmi i tij kishte rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19.
Pipero paralajmëron se kushdo që tallet me këto mesazhe në emër të tij dhe të kolegëve gjithashtu do të përballet me ligjin.
Mesazhi I plotë i mjekut:
Te Dashur Qytetare!
Sapo lexova nje mesazh te tillë i cili jo vetem nuk eshte dhe nuk mund te jete i imi, dhe si i tille eshte i denueshem, por mbi te gjitha eshte shume i demshem per situaten qe kalon jo vetem vendi yne por gjithe bota nen peshen e nje pandemie shume serioze qe deri tani ka shenuar mijera viktima, dhe per te cilen ende nuk kemi nje arme ne dore per ta luftuar, as medikamente te certifikuara dhe as vaksine.
E vetmja arme qe kemi,eshte ne duart tuaja, te qendroni ne shtepi, te beni durim dhe te respektoni keshillat tona. Mesazhe si ky qe po lexoni jane shume te demshme, madje dhe te denueshme! Keshilloj kedo qe guxon e shkruan ne emrin tim sot, ose te kolegeve te mi neser, te mos luaje kesisoj.
Sot ne kemi perballe coronavirusin dhe duhet te mjekojme te semuret e te gjurmojme e identifikojme rastet e kontaktit, neser ligji do gjurmoje e vere para pergjegjeise te gjithe ata qe guxojne te luajne me jeten e qytetareve!
Faleminderit!
Emrin e marresit te mesazhit e kam fshire!
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.7%
-
Pak
18.7%
-
Nuk kam mendim
6.6%
Vota total: 471
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qendra shëndetësore e Farkës së Madhe rinovohet, Pjesë e Programit Kombëtar të investimeve në kujdesin parësor (VIDEO)
12 Mars, 12:30
-
U prek nga meningjiti akut, humb jetën 17-vjeçarja nga Durrësi! Familjarët dhe mjekët që e asistuan udhëzohen të vaksinohen
15 Dhjetor 2024, 16:43
-
'Bota është në heshtje'/ Dëshmia prekëse në OKB e Tanya Haj-Hassan, mjekes vullnetare në Gaza (VIDEO)
30 Nëntor 2024, 22:32
-
Skandali tek Onkologjiku/ GJKKO i heq masën 'arrest shtëpie' mjekut Edmond Gashi, e liron kundrejt garancisë 20 mln lekë të vjetra! SPAK do e apelojë
11 Nëntor 2024, 13:43
-
Partia e Lirisë: Në vitin 2023 ikën 5 mijë mjekë, i ka dëbuar qeveria me ‘shëndetësinë falas’
9 Nëntor 2024, 13:14
-
Britani/ Mjekët kërkojnë mbajtjen definitive të orës dimërore: Ora verore e dëmshme për shëndetin
24 Tetor 2024, 16:13
-
Kushtetuesja riktheu në Kuvend ligjin për ‘diplomat’, PD: Sfidë e qeverisë të mbulojë mungesat e mjekëve
27 Janar 2024, 15:40
-
Kredi për shtëpi me 0% interes, shpallen 85 mjekët e parë përfitues! Ministrja Koçiu: Së shpejti hapet faza e dytë e aplikimeve
7 Janar 2024, 19:47
-
Vizitat në qendrat shëndetësore u rritën gjatë 2022-shit, por numri i mjekëve dhe infermierëve pësoi rënie si pasojë e emigracionit
4 Dhjetor 2023, 08:55
-
Emigrimi i mjekëve, humbjet neto nga shkollimi 45 mln euro
22 Korrik 2023, 08:30
-
Temperaturat e larta, Bashkia e Tiranës hap tenda me mjekë për të ndihmuar qytetarët
19 Korrik 2023, 18:47
-
Plani për të ndalur ikjen e mjekëve/ Dollenberg: Nisma për tu përgëzuar, por duhen kushtet! Mjeku Trepça: Rritja e rrogës do frenojë largimin
12 Prill 2023, 13:50
Kjo është vepër penale dhe prokuroria duhet të merret me këtë rast. Është momenti të kuptohet njëherë e mirë që këto "lojëra" në çdo vend të Europës ndëshkohen penalisht.
Përgjigju