Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka prezantuar një platformë të re online, e cila u jep mundësi mjekëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit të aplikojnë për t'u bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik në Shqipëri.
Sipas ministrisë, platforma synon ta bëjë procesin e aplikimit më të thjeshtë, më të shpejtë, më transparent dhe më të aksesueshëm.
“Mjekët shqiptarë që jetojnë dhe ushtrojnë profesionin jashtë vendit kanë tashmë një mundësi të re për t’u bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik në Shqipëri.
Platforma e re e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale mundëson aplikimin online, duke e bërë procesin më të thjeshtë, më të shpejtë, më të aksesueshëm dhe më transparent”, shkruan ministria.
Kliko këtu për linkun e aplikimit
Komente










